Panorama Sport (Albania)

Simeone, me pagën e re mund të mbajë 10 breza me bukë

-

Përpara sfidës me Juventusin, Atletiko e Madridit i ka konfirmuar besimin e plotë Diego Pablo Simeones, duke e shndërruar atë nga sezoni i ardhshëm në trajnerin më të paguar në botë, me kontratën e re që do t’i garantojë atij 24 milionë euro në vit. Dhe duke u nisur nga shifra e frikshme, vjen natyrshëm të fantazosh se çfarë mund t’i lejojë vetes argjentina­si ose thjesht për të bërë krahasimin e parë, ai fiton sa Koke, Saul, Oblak dhe Godin të marrë së bashku, apo akoma më shumë, ai mund të paguante i vetëm të gjitha pagat sezonale të klubit të Vajekanos, të cilin e mundën pasditen e djeshme 1-0. 44 LAMBORXHIN­I 24 milionë euro vjetore do të thonë 2 milionë euro në muaj për trajnerin, i cili duke bërë disa llogari të vogla, mund t’i lejojë vetes disa shpenzime të çmendura, si për shembull blerjen e jo një, por katër Lamborxhin­i çdo 30 ditë ose nëse do të flasim për marka normale, ai do t’i garantonte vetes blerjen e 20 makinave në muaj. Me pak fjalë, Diego Simeone nuk do të rrezikojë kurrë që të mbetet në këmbë me pagën e re. TELEFONA DHE USHQIM Gjithsesi, njeriu nuk jeton vetëm për makina. Në botën e sotme është bërë jetik komunikimi, çatimi... Dhe nëse do, trajneri i Atletikos mund t’i lejonte vetes që të humbte 100 telefonë në ditë, sepse me 66 mijë eurot që i takon të fitojë çdo orë, ai mund të blejë qetësisht 106 celularë, të cilët nëse i shumëzojmë për 365 ditë që ka viti, shifra do të shkonte në gati 40 mijë aparate në vit. Po sikur argjentina­si të kishte uri? Asnjë problem... Në një vit, “Çolo” Simeone mund t’i lejojë vetes të konsumojë 3 milionë menu të plota, pra gjithçka ofron për të ngrënë dhe për të pirë, një “fast food” ose, nëse kërkon diçka më të shëndetshm­e, atëherë mund t’i lejojë vetes 60 panine me djathë kaçkavall dhe proshutë në minutë. E përkthyer në një shifër edhe më të çmendur: mund të garantojë këtë ushqim për 10 breza me radhë me nga tri vakte në ditë. Prandaj, të mos thuhet se Atletiko lejon trajnerin e saj që të “vdesë” urie...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania