Panorama Sport (Albania)

Barça me “frena dore”, e shpëton një penallti

Pike bëhet lider, por katalanasi­t nuk shkëlqejnë në lojë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Objektivi ishte fitor ja dhe Barcelona këtë e arriti duke mposhtur Vajadolidi­n me penallti në një ndeshje shumë të zbehtë. Këtë herë misioni u krye me sukses, por nëse sheh në horizont, panorama është shqetësues­e për katalanasi­t. Jo të gjitha skuadrat janë Vajadolidi dhe Pike jo gjithmonë do të jetë vendimtar për t’i dhënë ekipit 3 pikët. Përveçse të mbrojë, të fitojë penallti, të dalë në sulm dhe t’i luajë të gjitha ndeshjet, tani i ka mbetur vetëm të pilotojë avionin ku udhëton skuadra.

HEROI PIKE- Që pjesa e parë përfundoi 1-0 në favor të Barcelonës, kjo ndodhi për dy faktorë. E para, Vajadolidi aq forcë ka dhe bën aq sa mundet. Nuk mund t’i kërkosh më shumë. Një faktor që duhet të shihet në këtë aspekt: Nëse Barcelona bën të njëjtën ndeshje me Lionin, lamtumirë Champions. Faktori i dytë dhe jo pak i rëndësishë­m është Gerard Pike. Mbrojtësi katalanas harron që detyra e tij është mbrojtja dhe bën një galopim drejt sulmit, nga i cili vjen penalltia (tërhiqet në zonë, por ka dyshime). Lideri i Barcelonës është lojtari i vetëm, i cili i ka luajtur të gjitha ndeshjet në kampionat pa humbur asnjë minutë. Leo Mesi paraqitet përpara pikës së bardhë të penalltisë dhe e shndërron në gol. Vetëm kaq, sepse për pjesën tjetër të ndeshjes nuk ishte aspak e vështirë për ta ndalur këtë Barcelonë. Ishte pa ritëm, pa vazhdimësi, pa një ide të qartë. Pati fat këtë herë se rivali ishte Vajadolidi. Por përpara se të shkonin në dhomat e zhveshjes, Pike bën një ndërhyrje shpëtimtar­e ndaj Guardiolës. Mesi më parë kishte provuar me çdo kusht, por gjeti një mur si Masip.

GABON MESI- Kur kaloi një orë lojë, Suarez u aktivizua në vend të Boatengut. Ky i fundit u prezantua përpara tifozëve të tij me rrezikshmë­rinë që të ofron një arush për fëmijë... Katalanasi­t i patën rastet për ta “vrarë” ndeshjen, por portieri Masip ndal gjithçka. Madje, edhe një penallti të Leo Mesit. “Pleshti” kishte mundësinë për të shënuar dopietë nga pika e bardhë, por gardiani i Vajadolidi­t e kuptoi krahun. Një fakt që konfirmoi se kjo ishte fitorja e Pikesë... Ishte ai lideri që udhëhoqi ekipin drejt këtij triumfi të rëndësishë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania