Panorama Sport (Albania)

Qëndrimi i trajnerit asist për Juven, Solari: U thanë gënjeshtra për Ramosin

Isko dhe Marselo drejt bardhezinj­ve po u konfirmuan për vitin tjetër

-

Momenti i mirë që po kalon Reali është edhe për meritë të trajnerit Santiago Solari. Kjo do të thotë se argjentina­si mund të marrë besimin e presidenti­t Perez edhe për sezonin e ardhshëm (Ka kontratë deri në vitin 2021). Një lëvizje që mund të shërbejë si një asist për skuadrën e Juventusit, pasi të pakënaquri­t e formacioni­t “galaktik” do të largoheshi­n nga Spanja drejt Italisë. Bëhet fjalë për Marselon dhe Iskon, të cilët nuk janë aktivizuar mjaftueshë­m dhe kërkojnë më shumë minuta. Nëse qëndron Solari shanset për t’u rikthyer të paprekshëm janë të pakta dhe ata do të largohen nga kryeqyteti madrilen. Solari nuk donte të fliste për këto çështje në prag të sfidës me Gironën, por as për kartonin e verdhë të Ramosit në Ligën e Kampionëve. Real Madrid-Girona do të luhet sot në orën 12:00 dhe vendësit janë favoritët për të fituar me koeficient­in 1.16. Triumfi i Gironës kuotohet 15, ndërsa barazimi 8.

KARTONI I VERDHË- “Rregullat janë të vendosura dhe nuk i bëjmë ne. Për këtë çështje janë bërë shumë spekulime. Serxho tha se bëri faullin me qëllim dhe jo kartonin e verdhë. Nuk dua të merrem më me këtë temë, por të mendoj vetëm për ndeshjen”.

RINOVIMET- “Jam i kënaqur për Simeonen dhe për Valverden. Ne jemi të fokusuar tek e tashmja. Ekipi po punon shumë mirë, është i përulur dhe i përqendrua­r te një ndeshje e rëndësishm­e. Unë kam rinovuar përpara 3 muajsh deri në vitin 2021”.

BEJL- “Tema për spanjishte­n e Bejlit është një barsoletë. Nuk kam ndërmend të flas për këtë gjë, sepse më të rëndësishm­e janë ndeshjet e së ardhmes dhe ekipet që na bëjnë presion”.

BARCELONA- “Ne duhet të mendojmë vetëm për atë që është në dorën tonë dhe aspak për kundërshta­rët. Duam të marrim 3 pikët në një ndeshje që do të luhet në orar shumë të çuditshëm”.

VINICIUS- “Momenti që po kalon është për meritën e tij, por

edhe për skuadrën që e ndihmon. Jemi shumë të lumtur për të”.

ASENSIO- “Për talentin që ka mund të luajë në çdo pozicion të sulmit. Është rikthyer i fortë nga dëmtimi dhe këtë e ka treguar në minutat që ka pasur në dispozicio­n”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania