Panorama Sport (Albania)

Sane-Foden, Siti vazhdon ëndrrën e “poker”-it

Skuadra e Guardiolës vuan në fushën e shkatërrua­r të vendësve

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Këtë herë asnjë mrekulli. Pasi eliminuan Lestërin dhe bënë mrekullinë me Midëllsbro­un, Mançester Siti rezulton një pengesë shumë e madhe për të voglin Njuport Kaunti. Skuadra e Ligës së Dytë (kategoria e katërt në Angli) ndalet përballë kampionëve të Anglisë. Por e bën duke treguar krenari dhe organizim. Për 50 minuta, djemtë e Guardiolës përplasen në mur dhe luajnë në një fushë që është më e denjë për të bërë agrikultur­ë sesa për të luajtur futboll. Pastaj Sane zhbllokon rezultatin, Njuporti zbret dhe bëhet gjithçka më e thjeshtë. Siti arrin kështu në çerekfinal­et e Kupës FA së bashku me Uotfordin, Milluollin dhe Brajtonin. Sot tri ndeshje të tjera dhe nesër e shumëpritu­ra Çelsi-Junajtid. Pjesa e parë është situata klasike e përballjes së "Davidit kundër Golias". Harrojeni se përballë ekipit të Guardiolës është një skuadër kaq inferiore. Të gjithë në mbrojtje, kompaktë dhe ia lënë fushës pjesën tjetër.

Miqtë njohin vetëm një taktikë: punojnë për të krijuar hapësirë me topin në tokë. Por fusha e patateve të Njuportit nuk ua lehtëson punën, përveç 11 lojtarëve pas topit. Madje Siti rrezikon të pësojë pas një rivënieje anësore të gjatë, me Bekinsonin që godet, por Ederson bën mrekullinë. Sane pak më vonë kishte rastin për të shënuar, por topi përplaset në traversë. Në pushim shkohet kështu, mes duartrokit­jeve të publikut për rezistencë­n e djemve të tyre, që në pjesën e dytë rezistojnë vetëm 6 minuta. Sane hyn në zonë me një

manovër klasike dhe finalizon nga një kënd diagonal me gjuajtje të dhunshme: Dej nuk arrin t'i mbyllë grushtet dhe e merr topin në hundë dhe pastaj e lë të shkojë në rrjetë. Nga këtu ndryshon ndeshja. Njuporti nuk mban dot më të njëjtin intensitet dhe Siti punon pa presion. Foden gjen golin e dytë 15 minuta nga fundi, përpara se Amond të mposhtë Edersonin me një parabolë pas shpërqendr­imit të mbrojtjes së Sitit dy minuta nga fundi: vetëm lavdi personale për njeriun që ka shënuar gol në të gjitha ndeshjet e Njuportit në këtë kompeticio­n këtë sezon, sepse ëndrra për të arritur një rezultat historik përfundon ekzaktësis­ht pas 30 sekondash. Humbasin menjëherë topin në mesfushë dhe Foden gjen me një aksion personal golin e tretë. Mahrez shënon edhe të katërtin përpara vërshëllim­ës së trefishtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania