Panorama Sport (Albania)

Një austriak bën ligjin, Sheiku Mansur zbret nga froni i pronarit më të pasur

Nga Anjelët te kinezët, ja kush e komandon botën e futbollit

-

Pesë pronarë të klubeve të Premier Ligës renditen në listën e 10 bosëve më të pasur të planetit në botën e futbollit. Por në mënyrë surprizë, shefi i Sitit, Sheiku Mansur nuk është në krye. Megjithatë, manjati i kampionëve të Anglisë ka një faturë vjetore shpenzimes­h më të lartë se ajo për mbrojtjen e 52 shteteve. 10. Xho Ljuis - Totenhem

(4.3 mld euro) - Pavarësish­t pasiviteti­t në merkato, Spërsave nuk u mungon mbështetja financiare. Pronari Xho Ljuis është një nga njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar dhe financoi 800 milionë paund vetëm për ndërtimin e stadiumit

të ri. 9. Zhang Jindong - Inter (5.9

mld euro) - Një miliarder kinez, i cili pasurinë e tij e vuri përmes një prej dyqaneve "online" më të mëdhenj kinezë të shitjeve me pakicë, "Suning.com". Në 2016-ën bleu Interin. 8. Shahid Khan - Fulham

(6.1 mld euro) - Pasi pa skuadrën e tij që të bjerë nga Premier Liga në sezonin që ai bleu klubin, Khan financoi fuqishëm dhe i riktheu londinezët në elitë këtë sezon. 7. Naser Al-Khelaifi - PSG (7

mld euro) - Që kur u bë president i PSG-së, kur kompania e tij "Qatar Sports Investment" mori kontrollin e aksioneve të klubit francez, Al-Khelaifi e ndihmoi këtë klub të zërë një tjetër vend në histori duke e shpallur 5 herë kampion dhe fituar 4 herë Kupën e Francës në 6 vitet e fundit. Shpenzoi 402 milionë euro gjatë një merkatoje vere për të transferua­r vetëm Nejmarin dhe Kilië Mbapenë, dy blerjet më të shtrenjta të historisë. 6. Stan Kroenke - Arsenal

(7.3 mld euro) - I njohur ndryshe me nofkën "Stani i heshtur", biznesmeni amerikan ka një pasuri që nuk duket as që të pikojë në buxhetin e merkatos së Emerisë. Pronar i "Owner of

Kroenke Sports and Entertainm­ent", ai zotëron edhe klubin e NFL-së, LA Rams përveç "topçinjve", ku prej vitit 2011 është aksionari kryesor. 5. Roman Abramoviç - Çelsi

(9.5 mld euro) - Njeriu që e transformo­i Çelsin nga një klub Premier Lige në një gjigant europian, e bleu klubin e Londrës Perëndimor­e në qershor 2003. Deri në 2006-ën, blutë e Londrës kishin fituar dy tituj radhazi kampion. Tifozët e Çelsit mendojnë se miliarderi rus është në gjendje të blejë edhe lumturinë. 4. Filip Anshutc - LA Galaksi

(11.4 mld euro) - Ka medaljen e nderit në Hollin e Famës së Futbollit Kombëtar për kontributi­n e tij në rritjen e futbollit në SHBA dhe është pronari i klubit të MLS-së, Los Anxheles Galaksi. Transferim­et e Bekhamit, Xherrardit, apo Ibrahimovi­çit tregojnë ambicien e tij për klubin, që e ka fituar kampionati­n pesë herë. 3. Familja Anjeli - Juventus

(11.8 mld euro) - I kanë në pronësi gjigantët italianë prej vitit 1947, duke qenë edhe dinastia më jetëgjate në Itali. Por pavarësish­t pasurisë së tyre, "Zonja e Vjetër" mban reputacion­in e një klubi që bën transferim­e të zgjuara: Pirlo, Alvesh, Pogba, Xhan, Ramsej, janë transferim­et me parametër zero këto vitet e fundit. 2. Sheiku Mansur - Man. Siti

(19.4 mld euro) - Kanë fituar tre tituj që kur miliarderi bëri të tijin klubin në 2008-ën. Në 2015ën themeluan edhe Nju Jork Siti FC dhe po fitojnë reputacion edhe në SHBA, pasi firmosën me emra si David Vija, Andrea Pirlo dhe Frenk Lampard. 1. Ditrish Mateshic - Nju Jork

Red Bulls - (20.3 mld euro) Themeluesi i kompanisë së pijeve energjike "Red Bull", investimet e Mateshic përfshijnë një numër sportesh. Në futboll austriaku ka Red Bull Salcburg, Lajpcigun në Bundesligë dhe Nju Jork Red Bulls, klubin amerikan të Konferencë­s Lindore.

 ??  ?? Ditrish Mateshic, bosi i Lajpcigut në Gjermani
Ditrish Mateshic, bosi i Lajpcigut në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania