Panorama Sport (Albania)

Arabia Saudite çmendet për Junajtid

Oferta e zv/kryeminist­rit saudit që ka mbi 1 trilion $ pasuri shkon në 4.3 miliardë euro

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Princi i Kurorës së Ar abisë Saudite, Mo hamed bin Salman, nuk po heq dorë kollaj nga blerja e Mançester Junajtid. Sipas "The Sun", miliarderi saudit shpreson që të jetë bërë bosi i ri i "djajve" në fillim të sezonit të ardhshëm, duke bërë një ofertë prej 3.8 miliardë sterlinash (4.3 miliardë euro). Vizitat e pronarëve aktualë të "djajve", vëllezërve Glejzër në Riad, janë shpeshtuar këto muajt e fundit. Dhe tani familja mbretërore saudite, pasuria e të cilëve është 850 miliardë sterlina (i kalon 1 trilionë dollarët) shpreson që familja amerikane të dorëzohet dhe të tundohet ta shesë klubin më të titulluar të Anglisë. Burime rreth "Old Trafford" e kanë mohuar gjithnjë se Glejzërat duan ta shesin klubin, por kjo ofertë e re është shumë joshëse për t'u refuzuar. Familja Glejzër e bleu klubin e Junajtid për vetëm 790 milionë sterlina 14 vite më parë, por i ngarkoi atij një borxh të madh. Nëse ata do të pranojnë ta shesin atë me këtë ofertë të fundit të sauditëve, atëherë fitimi në xhepat e tyre do ishte 2.2 miliardë paund. "The Sun" ka raportuar për interesin e sauditëve që në tetor, por për shkak se Princi i Kurorës u përfshi në skandalin diplomatik pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashogi, kjo temë u kalua në plan të dytë. "The Sun" mëson se oferta prej 3.8 miliardë sterlinash varet nga rezultati i skuadrës këtë sezon. Ajo do të jetë e tillë nëse "djajtë" renditen mes 4 vendeve të para. Në të kundërt, nëse nuk kualifikoh­en në Champions, atëherë Bin Salman do e ulë ofertën. 33-vjeçari Bin Salman, i cili në vendin e tij shërben edhe si zv/kryeminist­ër, dëshiron të hyjë në një garë investimes­h me pronarët e Mançester Sitit, Sheikun Mansur, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Abu Dhabit. Arabia Saudite ka bërë investime të fuqishme në sport deri tani, me kontrata me Formula 1 dhe "WWW". Por deri në këto momente, protagoniz­mi i tyre më i madh në botën e futbollit ka qenë ndalimi i transmetim­eve të televizion­it të Katarit "beIN SPORTS" në vendin e tyre.

 ??  ?? Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohamed bin Salman
Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohamed bin Salman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania