Panorama Sport (Albania)

Durrësi bën ligjin në kampionat

Teuta kalon pa probleme Vllazninë, shkodranët pësojnë disfatën e 11-të

- ROLAND GJINI

Durrësi vazhdon dominimin në Su perligën e basketboll­it të meshkujve me Goga Basket dhe Teutën, që ruajnë hapin e njëra-tjetrës, teksa kanë fituar respektivi­sht ndaj Tiranës dhe Vllaznisë. Pavarësish­t rezultatit në dukje të thellë, Goga vuajti jo pak përballë Tiranës, të cilën e mposhti 84-71. Ndërkohë, rezistenca e Vllaznisë ndaj Teutës zgjati vetëm dy periodat e para, pasi më pas durrsakët morën gjithçka nën kontroll, duke fituar lehtë 99-77. Takimi mes Gogës dhe Tiranës nisi me epërsinë e menjëhersh­me të durrsakëve. Vetëm disa minuta lojë u duhen kryesuesve të tabelës së klasifikim­it për t’u shkëputur ndjeshëm 16-4. Loja e tyre është shumë e qartë. Lojtarët kuptohen lehtësisht mes tyre dhe në tentativat sulmuese kanë rendiment të lartë. Tirana has vështirësi fillimisht, nuk ka rrjedhshmë­ri dhe gabon shumë në mbrojtje dhe në sulm. Perioda e dytë shfaq një Tiranë krejt tjetër. Ka agresivite­t, saktësi më të lartë se kundërshta­ri, i cili në vetvete bie pak në gjumë. Loja e vrul- lshme e kampionëve jep rezultat sepse jo vetëm afrohen, por në fund të periodës marrin avantazhin e lehtë 39-40. E treta gjen sërish Gogën më mirë, por edhe Tirana nuk lëshon terren, pasi nuk lejon shkëputjen. Madje, kryeqyteta­sit rimarrin edhe një herë avantazhin e lehtë 62-63. Më pas, kualitetet e Gogës tregohen më rezultativ­ë dhe pak nga pak e vendosin lojën nën kontrollin e tyre. Gjithsesi, nuk ishte fitore aq e lehte sa tregojnë shifrat për Gogën, pasi iu desh të luftojë fort deri në fund. Nga ana tjetër nuk zhgënjeu as Teuta, duke mbajtur ritmin e Gogës, ndonëse fillimisht pati probleme ndaj një Vllaznie të tjetërsuar në krahasim me dy fazat e para të kampionati­t. Loja nis vrullshëm me të dyja ekipet, që kërkojnë t’i imponohen lojës së kundërshta­rit. Tuta e mbështetur te kualitetet e saj të padiskutue­shme luan me ritëm më të ulët. Ndërkohë, Vllaznia tregohet më agresive, por jo shumë e qartë. Me vetëm 3 pikë avantazh të vendësve mbyllet perioda e parë (23-20). Edhe e dyta zhvillohet në të njëjtën mënyrë. Dëshira e prurjeve të shumta të shkodranëv­e bie në sy, ndërkohë Teuta shumë më kompakte tregon se është në lartësinë e pretendime­ve të veta. Vetëm fillimi i periodës së tretë është i mirë për shkodranët, më pas çdo gjë i takon Teutës. Pikë pas pike avantazhi thellohet, duke iu dhënë më shumë qetësi dhe saktësi në minutat e mbetura dhe takimi mbyllet 99-77 në favor të Teutës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania