Panorama Sport (Albania)

SHB Tirana super në 2019-ën, mund përsëri Flamurtari­n

- V.Mema

Pas suksesit të arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, SHB Tirana merr një tjetër fitore ndaj Flamurtari­t. Këtë herë vajzat bardheblu triumfojnë në ndeshjen e vlefshme për kampionati­n. Takimi i djeshëm i zhvilluar në sallën sportive "Farie Hoti" ishte tepër emocionues dhe i luftuar nga të dyja ekipet, të cilat janë pretendent­e për titullin kampion, së bashku me SHKB Tiranën. Ndeshja fillon më mirë për kreqytetas­et që krijojnë një avantazh të lehtë 11-8. Famurtari kundërpëgj­igjet duke përmbysur në 14-13. Megjithatë, SHB Tirana në harkun e 1 minute shpërthen me Joziç, Çorton dhe amerikanen Shatman, duke e mbyllur periodën e parë në avantazh 24-16. Fraksioni i dytë është më i mirë për vlonjatet, të cilat tregohen më të rrjedhshme në lojë dhe e fitojnë këtë 10-minutësh 19-13, por pjesa e parë shkon për SHB Tiranën, 37-35. Pjesa e dytë fillon vrullshëm për Flamurtari­n, që përmbys dhe arrin të kryesojë deri në 47-41, por vendëset ngushtojnë diferencën e pikëve dhe pas 3 periodave lojë, skuadra mike kryeson me një pikë avantazh 4948. Gjithçka vendoset në periodën e fundit dhe SHB Tirana tregohet më e saktë, duke e fituar të gjithë sfidën me 5 pikë diferencë. Në takimin tjetër Vl- laznia ka mundur në transfertë Elbasanin 82-60. Ka qenë një ndeshje që foli më mirë për shkodranet, ndonëse nuk munguan momentet pozitive për elbasanase­t, të cilat janë të gjitha vajza në moshë të re. Perioda e parë u mbyll 12-15 në favor të mikeve, ndërsa në të dytën shkodranet kr- ijojnë një shkëputje të madhe, sepse e mbyllin 11-31. Pas pushimit janë vendëset që shfaqen më mirë, duke fituar periodën e tretë 21-16. Gjithsesi, në të fundit shkodranet sigurojnë fitoren në këtë përballje, pasi triumfojnë 16-20 dhe e mbyllin krejt takimin 82-60.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania