Panorama Sport (Albania)

Mirdita nuk “kursen” as Teutën, Skënderbeu dënon Lushnjën në A2

- R.Gjini/A.Alushi

Vetëm 24 orë arriti që ta mbajë kreun e renditjes Barleti Volej, pasi Mirdita e rimerr sërish vendin e parë falë fitores së djeshme me rezultatin 3-1 në Durrës, ndaj Teutës vendëse. Megjithatë, kjo nuk ishte një fitore e thjeshtë për mirditoret, pasi skuadra vendëse zhvilloi një ndeshje të mirë, duke i vënë në vështirësi kryesueset. Seti i parë i ndeshjes luhet në një rivalitet të lartë dhe do të duhen pikët shtesë për t'u dhënë fitoren mikeve në shifrat 26-24. Edhe fraksioni i dytë i lojës është shumë i luftuar, por është sërish Mirdita që ia del me sukses duke triumfuar 25-21. Teuta befason në setin e tretë, ku arrin të dominojë në lojë dhe fiton bindshëm 25-16, duke ngushtuar në 1-2 diferencën e seteve. Por në fraksionin e katërt të lojës, Mirdita mbyll llogaritë duke fituar thellë 25-13 dhe merr tri pikët e radhës, që e ngjisin në vendin e parë të renditjes. Në takimin tjetër Skënderbeu mundi 3-2 Lushnjën, në "Llazar Llupo" të Krutjes. Një ndeshje që zgjati dy orë, përmes një rivaliteti të madh dhe shumë emocioneve, në praninë e një numri të konsiderue­shëm tifozësh, që mbështesni­n skuadrën e Lushnjës. Në setin e parë Lushnja udhëhiqte 22-19, por skuadra korçare arriti të përm- bysë dhe të fitojë 26-24. Në setin e dytë, epërsia e Lushnjës është e thellë dhe myzeqaret fitojnë 25-15, duke barazuar rezultatin. Me të njëjtën monedhë përgjigjet Skënderbeu në setin e tretë, që e fiton 2516. Në setin e katërt vazhdon rivaliteti, por Lushnja ruan diferencën dhe fiton 25-21. Seti final nis pikë më pikë. Pas barazimit 7-7, Skënderbeu krijon epërsi dhe fiton 15-11. Me këtë humbje skuadra e Lushnjës është praktikish­t e rrëzuar nga Grupi A1, pas tri sezoneve radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania