Panorama Sport (Albania)

Flamurtari sfidon Skënderbeu­n, Orges Shehi: Është si derbi

Franc Veliu: Ia dalim me tifozët vlonjatë, do jetë spektakël

- ERMAL SIKA

Flamurtari do të kërkojë të thyejë sot tersin me Skënderbeu­n. Vlonjatët, të cilët nuk fitojnë me korçarët në kampionat për më shumë se dy vite, do të tentojnë sot fitoren. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, zëvendëstr­ajneri Ergi Lubani, duke u ndalur tek e shkuara tha se Flamurtari dhe Skënderbeu kanë qenë të barabartë, pavarësish­t se fati i ka buzëqeshur korçarëve. Sipas tij, me fitoren e sotme, Flamurtari është në lojë për Kupat e Europës. "Është një ndeshje, e cila është vlerësuar maksimalis­ht, jo vetëm se Skënderbeu është kampion në fuqi, por edhe për vetë mënyrën e kampionati­t, për barazinë që kanë ekipet. Nga ana jonë do të ketë vlerësim maksimal. Në këtë pikë të sezonit që jemi e vlerësojmë maksimalis­ht këtë ndeshje. Ne jemi një fitore larg objektivit që i kemi vënë vetes me drejtuesit për një vend në Kupat e Europës. Me një fitore nesër (sot), ne do të jemi në vendin e katërt, pavarësish­t se gara është e hapur. Është pak a shumë një përballje direktE për një nga vendet e fundit të pjesëmarrj­es në Kupat e Europës, por përballen edhe dy qytetet me traditë në futbollin shqiptar. Edhe sikur t'i kishim fituar tri ndeshjet e këtij viti, prapë do të luanim për fitore, pasi çdo ndeshje ka historinë e saj dhe nuk i referohemi të kaluarës. Në dy takimet e fundit me Skënderbeu­n, ne kemi luajtur si të barabartë, por fitoret i kanë shkuar korçarëve. Do të preferonim edhe kësaj here që lojën më të mirë ta bënte Flamurtari dhe ne të marrim pikët. Mungon Alla, i cii nuk është stërvitur gjatë gjithë javës. Pjesa tjetër e lojtarëve është e gatshme. Djemtë janë stërvitur për të bërë maksimumin. Kemi 11 lojtarë dhe stolin që mund të bëjnë ndeshje dinjitoze dhe të kërkojnë fitoren dhe të zbatojmë detyrat që kemi dhënë", tha Lubani.

VELIU - Mbrojtësi vlonjat Franc Veliu, tha se ndeshja e sotme është një vitrinë e kampionati­t shqiptar. Veliu tha se me mbështetje­n e tifozëve sot ia dalin. "Realisht është një ndeshje vitrinë për kampionati­n shqiptar. Si objektiv kemi që të shkojmë në vendet e para të renditjes. Jemi në një moment që na duhen pikët, por edhe një lojë dinjitoze, pasi tifozët vlonjatë e duan këtë gjë. Unë shpresoj që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në këtë ndeshje, si gjithmonë. Ata janë lojtari i 12-të për ne. Shpresoj dhe mendoj se vlonjatët me një ndeshje të tillë, aq më tepër me Skënderbeu­n do të jenë më të shumtë në numër", u shpreh mbrojtësi.

 ??  ??
 ??  ?? Ilir Daja dhe Orges Shehi duke u takuar pas ndeshjes së fazës së dytë Skëndebeu-Flamurtari 1-0
Ilir Daja dhe Orges Shehi duke u takuar pas ndeshjes së fazës së dytë Skëndebeu-Flamurtari 1-0
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania