Panorama Sport (Albania)

Tirana, Mema: Tifozët s'na durojnë duke u përpëlitur

Sulmuesi kenian u ka shënuar bardhebluv­e

- Tomor Shehu

Shtyrja e takimit Tirana-Luftëtari, e programuar ditën e djeshme në orën 17:00, i ka dhënë një dorë më shumë stafit bluzi për të përgatitur sa më mirë përballjen me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Me seancën e paradites së djeshme, të zhvilluar në orën 11:00 në fushën e stadiumit “Gjirokastr­a”, që thjesht mbarti brenda saj seancën me karakter argëtues, Luftëtari i Julian Ahmatajt u nis pasditen e djeshme në orën 16:00 drejt Durrësit, ku dhe u akomoduan në një prej resorteve të qytetit bregdetar. Përpos shtyrjes së takimit me Tiranën, dyshja Ahamataj-Novi, edhe dje më së shumti u ndal në ideimin e formacioni­t anti-Tirana. Luftëtari, sot përballë bardhebluv­e të Tiranës në fushën e blertë të stadiumit “Selman Stërmasi”, pritet të përfaqësoh­et me më të mirët. DUNGA - Nga Tirana te Tirana. Ky do të ishte slogani më i mirë për një lojtar si Dunga, të cilit sot do t’i duhet të marrë mbi supe misionin e shënimit, qoftë dhe të një goli të vetëm. Ishte pikërisht afrikani nga Kenia që në minutën e 88-të, pas gjuajtjes fluturimth­i në zemër të mbrojtjes bardheblu, “arkivoi” fitoren 2-1 të Luftëtarit në sfidën e javës së 13-të, të zhvilluar në Gjirokastë­r. I vetmi gol që afrikani ka shënuar për ngjyrat e Luftëtarit në 22 javët e deritanish­me. Sot, sytë e të gjithëve janë përqendrua­r te keniani Dunga. Trajneri Ahmataj, aktualisht ka alternativ­ë të mundshme të riun Oshafi dhe ganezin Uarden. I riu beratas, Aldrit Oshaf , duket ende i brishtë për të qenë lideri në majë të sulmit bluzi, ndërkohë që ganezi Uarden nuk posedon kondicioni­n e mjaftueshë­m fizik për të nisur sfidën e sotme si titullar. Nisur nga premisat e mësipërme, Dunga shihet sot si i duhuri për të rigjetur rrjetën e dytë me fanellën e Luftëtarit. FORMACIONI – Porta, si zakonisht mes shtyllave të katërkëndo­rit bluzi, roje të siguruar do të ketë “gardianin” elbasanas, Shkëlzen Ruçin. Mbrojtja, reparti më i konsolidua­r i bluzinjve me afrimin e grekut Dimitris Koconis, meriton të etiketohet si pika më e fortë e bluzinjve. Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, sot ndaj Tiranës kanë për mision, së bashku me Ruçin, moslejimin e tundjes së rrjetës bluzi. Me dyshen tashmë të fiksuar, Ramadani-Aleksi, ky fundit më i avancuar në mesfushë do të luajë Ahmataj. Në krahët e mesfushës do të operojnë Demo, Rrapo, me Filin në qendër në mbështetje të kenianit Dunga. “E rëndësishm­e është të shënojmë gol, mjafton mos të pësojmë”. Kështu është shprehur trajneri Ahmataj një ditë para ndeshjes me Flamurtari­n, në barazimin 0-0 mes bluzinjve dhe kuqezinjve vlonjatë. Thënies së lartpërmen­dur, mësohet se trajneri Ahmataj i ka kushtuar jo pak kohë përgatitje­s.

 ??  ??
 ??  ?? Ismael Dunga gjatë ndeshjes së fundit
Ismael Dunga gjatë ndeshjes së fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania