Panorama Sport (Albania)

Gol pas 15 muajsh, Sadiku feston në lot

"Isha i bindur që do të shënoja, jam në formë"

- OLSI TUJANI

1vit e katër muaj ose 487 ditë kanë kaluar që nga hera e fundit që Armando Sadiku nuk shënonte gol në ndeshje zyrtare me klube. Ishte sfida në Kupën e Polonisë mes Botovias dhe Legias së Varshavës, kur bomberi kuqezi realizoi dopietë. Dje, në ndeshjen e parë si titullar me Luganon dhe në sezonin 2018-2019, bomberi i Kombëtares ka shpërblyer besimin e të gjithëve, duke shënuar të parin gol të triumfit 0-3, që Lugano siguroi në transfertë me Luzernën.

Statistika­t - Referuar shifrave, shqiptari ka fituar 62% të dueleve me kundërshta­rët, ndërsa në 74 minuta që ka qenë në fushë ,e ka prekur topin 37 herë. Sadiku është pasuar 15 herë nga shokët e ekipit, ndërkohë që ka kontribuar vetë gjatë lojës me 22 pasime, saktësia e të cilëve ka qenë 62%. Bomberi ka bërë gjashtë gjuajtje në kuadrat, duke treguar se ka rigjetur ritmin dhe formën e tij më të mirë.

Goli- "U ndjeva shumë mirë që në momentin kur nisi ndeshja dhe mora besimin për të luajtur titullar. Në fakt, kisha besim që do të shënoja dhe për fat ia dola. Më erdhi mirë edhe për skuadrën që fitoi, pasi kishte shumë nevojë për këtë triumf. Kam punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe besimi që më është dhënë nga të gjithë. Familja, miqtë dhe e gjithë skuadra e Luganos, për fat ia shpërbleva me një gol dhe ne fituam", shprehet fillimisht Sadiku për "Panorama Sport", menjëherë pas ndeshjes. Më tej, bomberi kuqezi tregon edhe mungesën e fushës dhe të golit. "Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua dhe familjen time. Janë bërë gjashtë muaj e dhjetë ditë që kur u dëmtova dhe deri më tani kam punuar fort në palestër, pa u dorëzuar asnjë moment, vetëm që të kthehem sa më i fortë dhe në formën time më të mirë. Goli sigurisht që i dedikohet familjes sime për të gjithë vuajtjen që ka pësuar me mua dhe sigurisht, për të gjithë punën që kam bërë deri më tani, si një shpagim për sakrificën", vijon bomberi i Kombëtares. Me këtë gol dhe motivimin e shtuar, shqiptari duket se ka rigjetur formën e tij ideale. "Po, ndihem mirë. Në Lugano më ndihmojnë dhe më mbështesin të gjithë e unë jam si në shtëpi. Me këtë ndeshje që e nisa nga fillimi them se po rigjej formën time. Fatmirësis­ht ndihem mirë, në formë dhe i motivuar për të punuar akoma edhe më shumë që të jem gati për Luganon dhe më tej për Kombëtaren", ka deklaruar Sadiku për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania