Panorama Sport (Albania)

Kamza, gati për finalen e mbijetesës

Priten shumë tifozë, klubi kërkon siguri shtesë nga privati dhe policia

- A.Dushku

Kamzalinjt­ë në seancën e fundit të zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit u kanë dhënë fund të gjitha përgatitje­ve për përballjen e radhës kundër Kastriotit. Ndeshje kjo, që do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës në prani të tifozërisë së saj. Gjithsesi, kjo javë për skuadrën ka qenë një përgatitor­e larg syve të mediave, duke i zhvilluar seancat më shumë me dyer të mbyllura. Edhe ekipi ka qenë memec karshi mediave, në mënyrë që të mos zbulohet diçka nga skemat, taktikat, por edhe të mos impresiono­hen lojtarët para sfidës, duke zgjedhur rrugën e heshtjes për shtyp dhe qetësinë buzë Adriatikut. Tashmë çdo gjë është gati. Skuadra e ka kaluar edhe natën e djeshme e grumbullua­r. Pritet që në fushë trajneri Ernest Gjoka të hedhë formacioni­n e tij më të mirë, jo vetëm nga pikëpamja e titullarëv­e, por edhe të performanc­ës aktuale të çdo lojtari. Tifozëria - Pritet që kjo ndeshje të ndiqet nga një numër i madh tifozësh, nga të dyja ekipet, pasi e kanë mjaft të domosdoshm­e edhe mbështetje­n e tyre për këtë finale të mbijetesës, si nga qyteti i Kamzës, por edhe nga qyteti i Krujës, duke qenë shumë pranë Kamzës do të bëjë të mundur mbushjen e shkallëve të stadiumit. Masat - Drejtuesit e klubit të Kamzës kanë marrë të gjitha masat paraprake, si riparimin e fushës që pas ndeshjes Kukësi - Tirana, korrjen e barit, pastrimin e ambienteve të brendshme, dushet e dhomat e zhveshjes. Janë marrë edhe masat e sigurisë, duke bërë njoftimet e nevojshme pranë firmës private të sigurisë, duke kërkuar më shumë forca po ashtu edhe njoftimin e policisë së shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania