Panorama Sport (Albania)

Orikumi leksione Apolonisë, vendos goli i Dhramit

Vendësit konfuzë në sulm, bregdetarë­t cinikë për pikët

- BUJAR RAMA

Leksion i hidhur i Ori kumit ndaj Apolo nisë, në momentin më të papërshtat­shëm të sezonit. “Të dehur” nga fitorja në tavolinë ndaj Tomorit, fierakët harruan që kjo ndeshje luhej në fushë dhe e morën lehtë ndaj bregdetarë­ve “të vegjël” të Vlorës. Një Orikum cinik, që u mjaftua me një gol të Dhramit në të 79-ën minutë.

PJESA E PARË – Vendësit shfaqen të paqartë në startin e lojës, ndërsa miqtë tejet të sigurt, jo vetëm në prapavijë, por edhe në sulm. Kronika e pjesës së parë nuk lë shumë gjurmë. Në minutën e 26-të shënohet rasti i parë, teksa Vladislavl­jeviç shmang mirë Kuçin nga e majta, paralel me vijën anësore dhe fut tokazi një top në zonë, por që askush nga shokët e tij të skuadrës nuk e shfrytëzon. Pas shumë minutave të qeta, do të jenë përsëri fierakët që shfaqen në portën kundërshta­re. Është minuta e 38-të dhe Buzi harkon nga e djathta në qendër, ku Mihana është në “sinkron” dhe gjuan mirë me kokë, por sfera “qeth” traun e Halilajt dhe përfundon jashtë. Pas 2’, Hysenshaha­j pason saktë te Jovanoviç nga e djathta në qendër, por ky i fundit gjuan dobët dhe Halilaj pret pa vështirësi.

PJESA E DYTË - Asnjë lëvizje nga pankinat respektive dhe një start identik si pjesa e parë. Me kalimin e minutave, Apolonia ndien trysninë e rezultatit. I kudondodhu­ri Hysenshaha­j krijon mundësi të mirë në minutën e 52-të për Jovanoviçi­n dhe me Nakon në të 56-ën, por mbrojtja dhe Halilaj janë të pakalueshë­m. Në minutën e 60-të një harkim i rrezikshëm gjen Mitrajn, por sulmuesi humbet ekuilibrin në çastin e finalizimi­t. Reagojnë fierakët dhe Vladisavlj­eviç tregon cilësitë, por edhe egoizmin e tij të ekzagjerua­r në minutën e 66-të. Kalimi i minutave rrit tensionin për rezultatin e munguar te fierakët dhe shton sigurinë e skuadrës mike. Në minutën e 78-të, Buzi rrëzohet brenda zonës kundërshta­re dhe kërkon penallti, çka i kushton ndëshkimin me kartonin e verdhë nga kryesori Beqiri. Dhe në aksionin pasardhës, do të vijë momenti që vendosi fatin e krejt takimit. Buzi kërkon të pasojë pas tek A. Prifti, por nuk e kontrollon mirë as pasimin e tij dhe as pozicionim­in e kolegut të tij dhe Dhramit. Sulmuesi i Orikumit rrëmben atë top “dhuratë”, del i vetëm me Harizajn, që nuk ka çfarë t’i bëjë dhe 0-1. Skuadra fierake çakordohet, ndërsa miqtë vazhdojnë presingun. As 4 minuta shtesë nuk ndryshojnë asgjë dhe festa është e gjitha për Orikumin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania