Panorama Sport (Albania)

Ngec Elbasani, Pogradeci akuza të forta gjyqtarit

Shefi i klubit: Arbitri i tha anësorit “anulo golin”

- VLADIMIR MEMA ROMEO XINXIFI

Elbasani dhe Po gradeci “ngecin” te barazimi. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”, edhe pse ishte e luftuar, nuk shkoi më larg se shifrat 1 me 1. Verdheblut­ë shënojnë të parët me anë të Klodian Nurit, por tri minuta nga fundi i takimit mendoi Paolo Ivani që të sjellë baraspeshë­n dhe t’i japë një pikë skuadrës së tij. Një lojë e kënaqshme në tërësi, por që nuk prodhoi dot asnjë fitues. Një pikë që nuk ka kënaqur askënd dhe shoqërohet me akuza të forta nga liqenorët për një gol të anuluar.

NDESHJA – Loja nis e qetë dhe skuadrat që mundojnë të qarkullojn­ë topin në zonat e tyre. Gjithsesi, në të 7ën ndizet gjithçka. Një gol i anuluar për pozicion jashtë loje, çmend Pogradecin. Megjithatë, loja rinis dhe në të 11-ën është Elbasani që zhbllokon shifrat. Pas një pasimi nga e djathta, është Nuri që godet brenda zonës dhe topi kalon mes këmbëve të portierit mik dhe 1-0. Ndeshja bëhet interesant­e, me raste nga të dyja kampet, por më rrezikshëm shfaqen sërish elbasanasi­t. Do të jenë tri goditje të njëpasnjës­hme të Nurit, duke vënë në vështirësi portierin mik, por mungon goli i dytë. Mbyllet në shifrat 1 me 0 fraksioni i parë i lojës, me elbasanasi­t që hyjnë më të qetë në dhomat e zhveshjes. E dyta nis me një Pogradec më kërkues në lojë, i cili mundohet që të ushtrojë presion në portën elbasanase, por mungojnë rastet e rrezikshme. Ndërkohë, Elbasani aplikon kundërsulm­in dhe mundohet të shfaqet rrezikshëm përpara, por goditja e Arsen Lleshit në zonë devijohet nga mbrojtja. Alillari provon për liqenorët në kufijtë e zonës së rreptësisë, por sfera del jashtë. Provon dhe Topllari me një predhë nga jashtë zone, por nuk shënjestro­het si duhet porta e mbrojtur nga Moli. Goli i barazimit do të vijë në të 87-ën me anë të Ivanit, i cili i shpëton mbrojtjes dhe nuk e ka të vështirë të realizojë. Edhe shtesa rezervon raste të pastra, por sfida mbyllet pa fitues, edhe pse verdheblut­ë “flirtuan” me fitoren.

AKUZAT - Pogradeci lëshon akuza të forta për gjyqtarin Edvin Hoxha. Liqenorët kanë pretendime për golin e anuluar dhe për “Panorama Sport”, është shefi i klubit, Arjan Tërolli, që reagon dhe sjell detaje nga kjo transfertë. “Ishte gjykimi më skandaloz që kam parë deri më tani. Kemi pasur rezervat tona edhe në ndeshje të tjera, por nuk kemi reaguar si sot (dje). Gjatë gjithë ndeshjes ka qenë në anën e kundërshta­rit, me faulle të paqena, me pozicione jashtë loje skandaloze, por mbi të gjitha, janë dy momente që nuk mund t’i anashkaloj. Së pari, ne kemi shënuar edhe një gol tjetër, por për gjyqtarin ishte në pozicion të parregullt. I kemi parë dhe riparë të gjitha pamjet, por edhe për ato s’kishte nevojë, pasi ishte shumë i rregullt. Madje, kulmi ka arritur kur ne kemi shënuar golin e barazimit. Të gjithë e kemi dëgjuar që i ka thënë anësorit: ‘Pse nuk e ngrite flamurin për pozicion jashtë loje’. Si mund të pajtohemi me këtë maskaradë, madje menduam ta braktisnim ndeshjen. Nuk flitej më për futboll aty, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta analizojmë si version për në vazhdim. Këto që po ju them ia kam bërë me dije edhe vëzhguesit dhe të deleguarit të FSHF-së. Presim një reagim”, tha ekzekutivi i klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania