Panorama Sport (Albania)

“Tri pikë me vlerë, Çalha na kishte munguar”

-

I kënaqur dhe i lumtur, Milani i tij fitoi një sfidë thelbësore për ekonominë e sezonit, sidomos në kuadër të katër vendeve të para. Fitorja ndaj Atalantës e gëzon edhe më shumë Xhenaro Gatuzon, i cili në konferencë për shtyp analizoi jo vetëm paraqitjen e djeshme, por edhe pritshmëri­të për ndeshjet e mbetura. MOMENTI - Do të pushojmë dy ditë dhe do të mendojmë për Empolin. Sulmuesit e krahut po punojnë shumë, por të paktën fizikisht jemi mirë, kemi vullnet, inat. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. MILANI - "Ndihemi mirë mes nesh. Kur propozoj diçka vërej entuziazëm. Djemtë kanë dëshirë për t'u stërvitur dhe duhet të përfitojmë nga kjo qasje. Skuadra ka cilësi dhe gatishmëri. Më vjen mirë për këtë qëndrim, sepse kemi 45 pikë në lojë dhe duhet ende punë." PIONTEK DHE PAKETA - "Duhet të lumturohen për punën e mirë që po bëjnë. Nëse po ecin me këto rimte, meritat i takojnë edhe shokëve të tyre. Kur një ekip funksionon nuk duhet ulur ritmi. Fakti që kam qenë futbollist më ndihmon, por me mua luan kush e meriton. Besimi im fitohet vetëm në stërvitje. Nuk do të më dëgjoni kurrë të ul dikë." GOLI I 1-1 - "Patëm fat që shënuam pak sekonda përpara përfundimi­t të pjesës së parë. Vështirë t'i shënosh kësajAtala­nte, por Piontek është një sulmues që jeton për golin, di të lëvizë dhe është shumë taktik. Kemi 7 muaj që e shohim të shënojë, na vjen mirë që e kemi në ekip." ÇALHANOGLU - "Përqafimi mes nesh nuk përfaqëson raportin tim me Hakanin. Është një përqafim skuadre. Fizikisht Çalhanoglu nuk ka lëshuar kurrë terren. Na ka munguar disi taktikisht, por në 6 muajt e fundit ka kaluar shumë vështirësi.Ai është një lojtar me peshë, por raporti im me të është i njëjtë si me të gjithë të tjerët. Disa nga djemtë më shohin shtrembër, sepse nuk po luajnë, megjithatë respekti për njëri-tjetrin mbretëron në skuadër. Prej dy-tre ndeshjesh, Hakani po na jep diçka më shumë, por përmirësim­e kanë bërë të gjithë. Thjesht nuk duhet të vetëkënaqe­mi". VENDI I TRETË - "Nuk mendoj për asgjë tani. Do të pushojmë dy ditë e më pas do të nisim të mendojmë për sfidën e radhës. Rritja vjen duke i marrë ndeshjet me radhë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania