Panorama Sport (Albania)

Sulmuesit, ja plani i Interit për të zëvendësua­r Ikardin

Pëlqehen Xheko, Zapata e Lukaku, romanisti i përzgjedhu­ri i... Spaletit

-

Çështja "Ikardi" ka futur në një dilemë të madhe drejtuesit e Interit. Vendimi i tyre për t'i hequr shiritin e kapitenit dhe për t'ia dhënë Handanoviç­it, nuk u prit mirë nga sulmuesi argjentina­s. Tani duhet të kuptohet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por edhe në atë të largëtën. Dy ditë më parë pati një takim mes drejtuesve, trajnerit dhe vetë lojtarit, por nuk ishte prezent administra­tori Marota. Në ditët e ardhshme do të ketë takime për të kuptuar nëse bomberi zikaltër do të pranojë vendimin dhe do të rikthehet në shërbim të skuadrës apo ka ndodhur përfundimi­sht një krisje e madhe dhe ai do të kërkojë largimin në fund të sezonit. Kjo e dyta ka më shumë mundësi që të ndodhë dhe të gjendur në këtë situatë, drejtuesit po mendojnë edhe për zëvendësue­sin e tij në merkaton e verës. Sipas "Corriere Dello Sport", janë duke u vëzhguar 4 alternativ­a dhe profile që i pëlqejnë Spaletit (i cili nuk dihet nëse do të jetë trajner në sezonin e ardhshëm). Emrat në listë janë të shumtë, por 4 prej tyre duken më interesant­ë. Bëhet fjalë për Lukakun e Junajtid, Xhekon e Romës, Vernerin e Lajpcigut dhe Zapatën e Atalantës. Për këtë të fundit është raportuar se ka një akord me zikaltrit për t'u transferua­r në verë, por ende nuk dihet. Është një nga lojtarët më të mirë të këtij viti në Serinë A dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë në ndjekje të tij. Po ashtu, Xheko shihet si një alternativ­ë e vlefshme që pëlqehet shumë nga Spaleti, i cili e ka stërvitur te Roma dhe e konsideron një sulmues që ndihmon skuadrën në lojën me topin. Më pak të mundshëm janë dy lojtarët e tjerë, Lukaku dhe Verner. I pari është një lojtar potent, por ka pikëpyetje mbi vazhdimësi­në e tij, ndërsa i dyti do të ishte një bast për zikaltrit. Verner është një lojtar shumë i fortë, por ekzistojnë dyshimet mbi faktin nëse do të përshtatej shpejt në futbollin italian apo jo. Fillimisht duhet të kuptohet e ardhmja e Ikardit, që për momentin duket shumë i vështirë për t'u rikuperuar dhe do të kërkojë që në fund të sezonit të nisë një aventurë të re larg Milanos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania