Panorama Sport (Albania)

Smajlaj: Ballkaniad­a, një stërvitje para Europianit

Presidenti i federatës, Gjergj Ruli: Paraqitje e shkëlqyer nga atletët tanë

-

Izmir Smaljaj u rendit i dyti në garën e kërcimit për së gjati, duke regjistrua­r një kërcim 7.70 metra në Ballkaniad­ën e sallave të mbyllura të Turqisë. Ky rezultat i mundësoi medaljen e argjendit atletit shkodran, por Smajlaj thekson se ky event ishte një test për të, pasi stërvitja e fortë që ka kryer pritet që ta sjellë në formën maksimale për në garat e Kampionati­t Europian. Sportisti shkodran e komentoi kështu paraqitjen e tij në garën e djeshme: "Prisja diçka më shumë, por kam marrë ngarkesë shumë të madhe në stërvitje dhe sot (dje) nuk isha në maksimumin tim. Stërvitjet i kemi kryer për të qenë në një formë sa më të mirë për Kampionati­n Europian dhe nuk i kemi ulur aspak ngarkesat e seancave. Ballkaniad­a e sallave të mbyllura ishte si një testim për mua. Tashmë synoj që të arrij zonën e medaljeve në Europian, edhe pse është një garë shumë e fortë". Rezultatet e sportistëv­e shqiptarë i vlerësoi si të shkëlqyera edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli. Për "Panorama Sport", Ruli u shpreh kështu: "Siç dihet, kërcimi për së gjati është një garë teknike ku diferencën e bëjnë detaje të vogla, megjithatë ishte një paraqitje e shkëlqyer nga Izmiri. Ky është një rezultat stërvitor për ne, sepse kërcimet që ka bërë Smajlaj janë shumë më të larta se kaq. Të mërkurën do të nisemi për në Gllazgou, ku na pret Kampionati Europian dhe prova e sotme (djeshme) ishte si një stërvitje, pasi kemi punuar fort dhe Izmiri ka marrë shumë ngarkesë. Luiza konfirmohe­t edhe një herë duke fituar medaljen e artë, Franko Burraj theu rekord kombëtar në garën e 400 metrave dhe kjo është një paraqitje e shkëlqyer e Shqipërisë në këtë kompeticio­n, që tashmë nuk është më ballkanik, por më i gjerë, pasi marrin pjesë 20 shtete e ku së fundmi është pranuar edhe Azerbajxha­ni. Tani në Europian do mundohemi të bëjmë më të mirën, ndonëse konkurrenc­a është shumë e lartë, me shtete shumë të zhvilluara, ndërkohë që ne nuk kemi as pistë", tha Ruli, i cili përveç kreut të FSHAsë, është edhe trajneri personal i Izmir Smajlajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania