Panorama Sport (Albania)

Tirana shpëton në shtesë, Flamurtari kap “mat” korçarët

Ribaj ndëshkon “rastësisht” Skënderbeu­n, Oto Xhon tërbon Shehin

- OLSI AVDIAJ

Tirana merr një pikë me forcë, falë perlës së Uinful Kobinasë. Nga ana tjetër, Luftëtari duhet të qajë dy pikët e humbura në kryeqytet. Ekipi i Ahmatajt bën një ndeshje pothuajse perfekte për 93 minuta, duke pasur edhe shansin e mbylljes së takimit. Sa për Tiranën, me Ngonë në një ditë “jo”, mesfushën jashtë forme dhe krahët që nuk ekzistojnë, rruga e vetme për të zgjidhur takimin mbeten muskujt, sepse logjika kishte përfunduar prej kohësh. Një ndeshje e mbyllur në barazim 1-1, por që mund të kishte tjetër rezultat. Gjithsesi, një pikë shprese për Luftëtarin dhe qetësi relative për Tiranën, që nëse do të kishte humbur, sigurisht do të kishte shkatërrua­r dy muaj punë gjatë 90minutësh­it të djeshëm.

TAKIMI – Dy trajnerët për këtë sfidë nuk dhurojnë asnjë surprizë me formacione­t që hedhin në fushë. Pjesa e parë nis me një rast për gol, por Halili, pa u mbyllur 90 sekonda nuk tregohet “vrasës” para portës kundërshta­re. Luftëtari i rreshtuar mirë, kërkon të mos pësojë gol, por me rastin e parë të ndërtuar shënon gol. Top nga e djathta në të majtë, ku Demo djeg Kërçikun, jep një top në gjysmë lartësi në qendër dhe aty Aleksi në shpejtësi gjuan menjëherë dhe 0-1. Tirana nuk u beson syve, pasi disavantaz­hi është i rëndë. Bardheblut­ë hidhen në sulm dhe menjëherë Turtulli ka një rast të madh për të shënuar, por gjuajtja e tij është e pasaktë. Greca në hije gjatë 30 minutave të para nuk përfiton nga një gabim i Rapos, duke gjuajtur shumë keq përballë Ruçit. E provon edhe Daja të shënojë, por pa ndonjë rrezikshmë­ri të lartë. Deri në minutën e 48-të kur mbyllet pjesa e parë, të dyja skuadrat luftojnë në mesfushë pa arritur pothuajse asgjë me Tiranën që dy krahët i ka pothuajse inekzisten­të.

PJESA E DYTË – Mema vendos të ndryshojë në formacion, duke aktivizuar në vend të Halilit, Kobinanë, lojtar, i cili do të rezultojë vendimtar. Në minutën e 51-të, Hoxhallari merr krahun pas pasit të Imamit, kroson në qendër, aty Ngo me kokë godet, por sfera shkon mbi traun e portës. Pesë minuta më vonë Rapa ka një mundësi të artë për të shënuar, por gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës. Sërish Turtulli me kokë në minutën e 63-të afër golit, por nuk është dita e tij. Një minutë më vonë, Dunga vallëzon në qendër të mbrojtjes, godet, por pa shënjestrë­n e duhur. Tirana rrit forcën sulmuese dhe kërkon golin me muskuj. Është minuta e 68-të. Kros i Kobinës nga e djathta e sulmit dhe Hoxhallari vetëm me Ruçin, godet me kokë, por portieri i Luftëtarit bën një pritje të madhe, duke shpëtuar rezultatin. Ka mundësi edhe për Hasanin e Kobinën që bëjnë të pamundurën të shënojnë, por nuk ia dalin. Në minutën e 87-të, Luftëtari ka një shans të madh për të dyfishuar rezultatin. Gjirokastr­itët përfitojnë nga një gabim i Karabecit, topi shkon te Neziri, i cili i vetëm me Abibin nuk arrin të shënojë dot golin e 02. Është Turtulli i ardhur nga pas, që bllokon gjuajtjen e lojtarit gjirokastr­it. Ahmataj çmendet në pankinë, por nuk

ka mbaruar ende. Minuta e 93-të Rrëmujë para zonës së Luftëtarit, topi i del rastësisht Kobinasë, me afrikanin që shkarkon një të djathtë, duke shënuar një supergol 1-1 dhe Tirana qetësohet. Memën nuk e mban vendi dhe e ka me gjyqtarin, por nuk ka më kohë. Tirana

merr një pikë falë perlës së Kobinasë dhe forcës, ndonëse nuk ishte në një ditë të mirë. Sa për Luftëtarin, si rrodhën ngjarjet në fund duhet të ankohet se humbi dy pikë. Gjithsesi, të dyja ekipet luajnë ende që të mos rrezikojnë rënien nga kategoria.

 ??  ?? Çast nga momenti i barazimit të ndeshjes Tirana - Luftëtari 1-1
Çast nga momenti i barazimit të ndeshjes Tirana - Luftëtari 1-1
 ??  ?? Aleksi feston golin e parë
Aleksi feston golin e parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania