Panorama Sport (Albania)

Reali çmendet me Gironën, i dorëzon titullin Barçës

Kasemiro krijon iluzion, por shkojnë -9 nga Barça

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Befasi në “Bernabeu”. Reali i Madridit kërkonte fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, i karikuar me moral dhe në formë. Përballej me Gironën në krizë: 6 humbje radhazi, pa fitore nga 13 ndeshje në të gjitha kompeticio­net me 8 humbje ku kishte grumbullua­r vetëm 4 pikë nga 30 të mundshme dhe pa një fitore në 10 ndeshjet e fundit të kampionati­t. Pasi i lexuat të gjitha këto mos u çudisni: Girona fiton 1-2 në Madrid duke përmbysur Realin e Solarit dhe i shkakton humbjen e 11të sezonale, të shtatën në La Liga. Një humbje që duket se zbeh përfundimi­sht shanset për titullin kampion.

AVANTAZHI- Pavarësish­t faktit se në javën e ardhshme Reali nuk do të ketë impenjime, trajneri Solari kishte bërë disa ndryshime. Asensio (dhe jo Bejl) për Viniciusin dhe Lukas Vaskez që rikthehet titullar. Odriozola luante nga minuta e parë, Sebajos për Modriçin dhe rikthimi i Marselos në vendin e Regilonit. Girona ishte në krizë totale dhe Reali vinte nga një formë e jashtëzako­nshme. Gara u zhvillua me një sens ku Reali i Madridit pati shumë raste, por nuk arriti ta mbyllte ndeshjen. Ekipi i Solarit kalon në avantazh me anë të Kasemiros pas një krosimi të Bejlit nga e djathta. Reali ishte shumë aktiv, por shpërdoroi shumë, mbi të gjithë Benzema.

SHFAQET GIRONA- Eusebio bëri dy zëvendësim­e në pushimin e ndeshjes. Lozano dhe Aleks Garsia për Pere Pons dhe Porron. Mjaftuan këto dy lëvizje që ekipi të rritej në lojë. Kurtua bën një mrekulli ndaj Lozanos dhe Aleks Garsia në mënyrë të çuditshme e godet keq. Pastaj dy raste të tjera të mira: Shtyllë e Stuanit pas goditjes me kokë ku Kurtua tregohet vendimtar me prekjen e tij. Serxho Ramos më vonë ndal me dorë goditjen e Duglas Luiz dhe Girona fiton 11-metërsh. Stuani e ndal në rrjetë duke barazuar shifrat.

PËRMBYSJA- Ishte minuta e 65-të dhe pas Viniciusit që ishte futur në fushë për të zëvendësua­r Vaskezin, Solari aktivizoi edhe Bejlin për Asension. Reali surprizohe­t dhe humbet toruan me Gironën që mori zemër dhe në minutën e 71-të i afrohet golit. Sërish shtylla i vjen në ndihmë portierit Kurtua, i cili u “tradhtua” nga Marselo dhe Ramos, por Porto nuk ishte i saktë. Tifozët fërshëllen­in ekipin dhe Solari bën lëvizjen e fundit me Marianon për Sebajosin duke kaluar në skemën 4-2-4. Një lëvizje e gabuar, sepse Girona fiton duelet në mesfushë dhe vjen goli i dytë. Loano godet nga e majta e zonës, Kurtua e ndal dhe Portu me kokë i vjedh kohën Marselos.

-9 NGA BARÇA- Vinicius shpërdoroi 2 herë mundësinë për ta barazuar ndeshjen. Rastin më të mirë në fund e pati portieri Kurtua, i cili doli nga zona e tij dhe shkoi tek ajo kundërshta­re për një goditje këndi. Gjen topin, por jo portën. Ramos e la skuadrën me 10 lojtarë pasi kërkoi një roveshatë të rrezikshme dhe goditi kundërshta­rin. Vendi i dytë është për Atletikon dhe Reali rrëshqet -9 nga Barça.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania