Panorama Sport (Albania)

Hakmarrje mizore, Devolli lë Kamzën pa trajner

Derbin e mbijetesës e vendos perla e Ersil Ymerit

- ABDULLA DUSHKU

Dy ish-ë, një finale mbijetese dhe një... hakmarrje. Devolli dhe Ymeraj u futën në stadiumin "Kamza" me emocionet e së shkuarës, por dolën triumfator­ë dhe me ëndrrën për të siguruar mbijetesën në Superiore. Kundërsulm vrasës dhe Ersil Ymeri kalibron të djathtën në cepin e trekëndësh­it të Avdylit, duke realizuar një perlë për tri pikë dhe shkëputjen nga Kamza. Pas javës së 22-të, Kastrioti fiton derbin e mbijetesës dhe shpreson më shumë se kurrë.

PJESA E PARË

Kastrioti nis vrullshëm që në fillim të ndeshjes dhe është Ndreca i cili në të majtë bëhet promotor i rrezikut të parë. Pasimi i tij në zonë gjen mbrojtësin Arbër Shala, i cili në tentativë për ta larguar, e dërgon sferën në trekëndësh­in e portës së tij, ku Avdyli me shumë vështirësi e largon dhe shpëton nga pësimi i autogolit. Duhet të kalojnë tetë minuta që Kamza të tentojë për herë të parë në kuadrat. Plaku provon të gjuajë, por Çekrezi i vëmendshëm neutralizo­n gjithçka. Miqtë janë më kërkues dhe më konkretë, sidomos në veprimet sulmuese, teksa Kamza nuk ka qartësinë e duhur në momentin që nis të ndërtojë në vijën e parë. Kamza do të jetë e rrezikshme në minutën e 37-të kur një aksion i Fukuit gjen Rezin saktë në të djathtë, i cili gjuan fuqishëm, por pret portieri i Kastriotit. Katër minuta më vonë është sërish Rezi brenda zonës, të cilit Ndreca i ndërhyn nga pas, por për kryesorin Koçi nuk ka penallti me gjithë protestat e shumta të vendësve. Kaq ka mjaftuar për fraksionin e parë të lojës, 0-0.

PJESA E DYTË

Kamza nis me një marsh më shumë. Të besuarit e Gjokës janë më kërkues dhe më të vendosur për të nisur ndryshe këtë 45-minutësh. Rezi provon në kuadratin e miqve, por pa ia dalë që të gjejë golin. Në minutat 64-t dhe 67-të janë Martinena që provon me kokë pa gjetur kuadratin dhe më tej Ymeri që i përgjigjet, sërish pa rezultat. Gjashtë minuta më vonë, vendësit kanë rastin e artë me Malajn nga e majta që fton Plakun në qendër, i cili devijon keq, ndërkohë që Rezi ishte thuajse me portë të boshatisur që priste pasimin final. Në të parën minutë të shtesës, Martinena gjuan me kokë dhe në momentin kur mund të niste festën, gjendet Çela fare pranë vijës fatale që shpëton një gol të sigurt. Në vijimin e shtesës, një kundërsulm i miqve me Xhunior shfrytëzoh­et maksimalis­ht pas leximit të keq të një topi të gjatë nga Beqiri, pasin për Ymerin që kalibron saktë duke shënuar golin e fitores. Duar të ngritura lart në shenjë respekti dhe as Devolli nuk ekzalton në nder të së shkuarës... por trajnerit gjirokastr­it i del fjala në konferencë kur tha se do të ishte "grushti për mbijetesën ndaj rivalëve". Tri pikë jetike për Kastriotin, i cili lë pas Kamzën me tri pikë, pa trajner dhe i gjendur në kuotën e 19 pikëve pas 22 javësh, kërcënon gjithnjë e më shumë Luftëtarin në tentativë për të siguruar mbijetesën.

 ??  ?? Fotot: F. Hazizllari Festa e Kastriotit, ndërkohë që Ymeraj nuk gëzon ndaj ish-ekipit të tij
Fotot: F. Hazizllari Festa e Kastriotit, ndërkohë që Ymeraj nuk gëzon ndaj ish-ekipit të tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania