Panorama Sport (Albania)

Lushnja trondit Besën, Tomori braktis garën

Kavajasit pa shkëlqim, pësojnë disfatën e tretë në kampionat

- ALBAN ALUSHI

Me nga një gol në secilën pjesë, Lushnja ka mundur me rezultatin 2-0 Besën në stadiumin “Roza Haxhiu”. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka marrë tri pikë të rëndësishm­e duke siguruar aritmetiki­sht pjesëmarrj­en në minigrupin kryesor për fazën e tretë të kampionati­t. Asgjë për Besën që vuajti pasojat e fitores ...

Me nga një gol në secilën pjesë, Lushnja ka mundur me rezultatin 2-0 Besën në stadiumin "Roza Haxhiu". Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka marrë tri pikë të rëndësishm­e duke siguruar aritmetiki­sht pjesëmarrj­en në minigrupin kryesor për fazën e tretë të kampionati­t. Asgjë për Besën që vuajti pasojat e fitores me Egnatian. Skuadra e Maganit tregoi vështirësi për të bërë ndjekësen e Bylisit. Përballë Lushnjës, verdhezinj­ve u mungoi shkëlqimi duke shprehur një pafuqi të theksuar në të shumtën e ndeshjes.

GOL DHE DËMTIM Lushnja arrin të vërë përpara Besën që në fillimin e takimit. Skuadra e drejtuar nga Gjyla shkëlqen nga pikëpamja e pasimeve dhe e qarkullimi­t të topit. Shpërblimi vjen në minutën e 12-të. Pas një krosimi nga e djathta Allkanjari kthen bukur me kokë, por topi përplaset në traun e portës. Nga pas vjen si "vetëtimë" Alushi që topin e rikthyer e godet shpejt dhe fort. Sfera përplaset në pjesën e brendshme të traut dhe përfundon në rrjetë. Një gol spe- ktakolar! Në minutën e 28-të, Alushi shënon përsëri me një goditje brenda zonës, por anësori Zalla anulon golin. Loja e Besës në vend që të ngrihet bëhet më e ashpër me faulle të shumtë. Stafi mjekësor i Lushnjës hyn disa herë në fushë. Por, ai që nuk vazhdon dot më

është Alushi, të cilin Gjyla është i detyruar ta zëvendësoj­ë me Ademin.

I ZAKONSHMI SEFA Pjesa e dytë nis më mirë për Besën që duket më e gjallë. Për pasojë rreziku i parë vjen shpejt, që në minutën e shtatë. Pasi kanë thyer një aksion të lushnjarëv­e, Çekiçi pason bukur për Ejoh në të djathtë. Sulmuesi i Besës arrin të udhëheqë topin, por përballë Spahos gabon duke e dërguar sferën në rrjetën e jashtme. Lushnja kalon disa minuta të trembura dhe vijon gabimet, por pa pasoja. Skuadra e Gjylës e rimerr veten. Në zhvillimet e një goditjeje këndi nga e djathta, Sefa ngre në këmbë 1000 shikuesit në "Roza Haxhiu". Sulmuesi 34vjeçar kërcen bukur, kthen saktë me kokë në të djathtë të Mirakës dhe topi pushon në rrjetë, 2-0. Pas golit të dytë Besa e ka humbur fare. Në shtesë mund të kishte shënuar Cara. Megjithatë, te Lushnja nuk shkëlqen vetëm Sefa, por edhe 36-vjeçari Spaho. Portieri lushnjar ndal dy herë Carën në minutën e 91-të dhe 93-të. Fitore e pastër e Lushnjës që nis festën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania