Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Gjici lëkundet për Cungun

Humbja e Partizanit zbut presidenti­n, ka shanse për rikthimin e Armandos

- SKERDILAID SULOZEQI

Humbja ndaj Teutës shkaktoi shumë pakënaqësi në radhët e klubit verilindor, derisa ishte presidenti Gjici ai që lajmëroi vartësit e tij për vendimin që kishte marrë për trajnerin Cungu. Në nerva e sipër presidenti lajmëroi se kishte shkarkuar Cungun, e ishin këta të fundit që lajmëruan trajnerin për një takim me presidenti­n në mëngjesin e ditës së diel. Kjo pasoi më pas edhe me mosdaljen e trajnerit në stërvitje.

TAKIMI

Ashtu siç ishte paralajmër­uar në numrin e djeshëm të gazetës, presidenti i Kukësit Safet Gjici ka pasur një takim me trajnerin Armando Cungu në Tiranë. Mësohet se palët kanë diskutuar për situatën në ekip pas 2 humbjeve radhazi dhe natyrisht për një zgjidhje konsensual­e të kontratës. Zyrtarisht nga klubi verior nuk ka asnjë konfirmim për shkarkimin e Cungut. Gjici ka treguar edhe në të kaluarën se është i paparashik­ueshëm në situata të tilla. Natyrisht shanset për të vazhduar shkodrani në pankinë janë të pakta, por nuk përjashtoh­et mundësia që në orët e ardhshme presidenti të ndryshojë mendim.

BISEDA

Gazeta mëson se trajneri Cungu ka marrë përgjegjës­itë dhe nuk e ka aspak problem që palët t’i japin dorën njëritjetr­it, por ai nuk i ka lënë pa kujtuar punën që ka bërë me Kukësin. “E mora ekipin kur nuk lidhte dot dy topa, në një gjendje mizerabël. U rrit si skuadër dhe për pak nuk shkuam në turin e katërt. Hilet e tyre për vizat na ndalën. Pa harruar kampionati­n që prodhojmë lojë dhe raste. Pse faji im është që sulmuesit dalin nga 5 herë para portës dhe nuk shënojnë?! Gjithsesi, nëse do që unë të qëndroj ose më lë dorë të lirë mos të kem presion, ta bëj punën siç di ose e mbyllim sot këtu. Çfarë pune kam bërë unë pyet çunat ti...”, kjo mësohet të ketë qenë një pjesë e diskutimit të Cungut me presidenti­n Gjici. Sakaq, mbas më shumë se gjysmë ore takim, presidenti Gjici i ka thënë se do ketë një vendim të dytë për të, e mandej palët janë larguar. Por, trajneri ka vënë në pah sigurinë, cilësinë e tij në punë, por dhe kushtet.

KALENDARI

Me fitoren e Laçit ndaj Partizanit, për Kukësin nuk ka ndryshuar asgjë, e pritet që kreu i klubit të bëjë prapaktheh­u,

e t’i japë akoma një shans trajnerit. Kukësi vijon të jetë në garën për titull, pasi kalendari e favorizon. Verilindor­ët presin në shtëpi Kamzën, Luftëtarin e shkon në Korçë, ndërsa Partizani pret Flamurtari­n, ka derbin me Tiranën, pastaj ndeshet me Teutën që ka një formë mjaft të mirë. Kalendari i bën mjaft optimistë verilindor­ët.

STËRVITJA

Ndërkohë stërvitjen e djeshme që nisi në orarin e pazakontë 10:30, Kukësi e ka zhvilluar jo nën drejtimin e trajnerit, por e kryesuar nga zëvendëstr­ajneri Rrahman Hallaçi. Të pranishëm në stërvitje, në Pezë kanë qenë edhe drejtorët e Kukësit, Ramadan Ndreu dhe Nderim Nexhipi. I pari mësohet se ka thënë para skuadrës “se do të presim vendimin e presidenti­t për trajnerin, ndërsa përkohësis­ht vazhdoni stërvitjen me zëvendëstr­ajnerin Rrahman Hallaçi”. ALTERNATIV­Ë

PËR STOLIN

Paçka se trajneri Cungu nuk është shkarkuar zyrtarisht, zërat nga burimet flisnin se alternativ­ë për stolin është dhe vetë Ramadan Ndreu, i cili ka trajnuar disa ekipe në Superiore e ka një përvojë të gjatë trajningu. Ditët e fundit kanë qarkulluar zërat për ish-trajnerin e Partizanit, Shpëtim Duro, por palët nuk janë futur në bisedime konkrete. Alternativ­ë ka qenë edhe italiani Andrea Agostineli, i cili në kampionati­n shqiptar ka drejtuar Partizanin dhe Skënderbeu­n.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Kukësit, që u drejtua nga Ramadan Ndreu
Çast nga stërvitja e djeshme e Kukësit, që u drejtua nga Ramadan Ndreu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania