Panorama Sport (Albania)

Partizani bie me një penallti fantazmë, Telushi sherr dhe kërcënime në Laç

Ndeshje e çuditshme, 98 minuta lojë dhe 0 gjuajtje në portë

- ILIR CARA

Ndeshje e çuditshme në Kurbin, vetëm një gjuajtje në portë... Mesfushori­t vlonjat i bëjnë presion me jetë, Gega: Futbolli “vdiq” pas penalltisë

Laçi i trajnerit Besnik Prenga ka frenuar marshimin e Partizanit, i cili dje nuk diti të përfitojë për të thelluar distancën me ndjekësit. Takimi u vendos nga një episod, ku në fitoren e Laçit ndikim pati edhe asisti i gjyqtarëve. Në minutën e 11-të, gjyqtari Koçi në sinkron me asistentin Avdo, akorduan një penallti të dyshimtë për kurbinasit. Pas kontestimi­t të miqve, në të 13-ën Shtubina finalizon nga pika e bardhë. Goli i shkodranit mbeti si gjuajtja e vetme në portë për këtë ndeshje, ndonëse minutat totale të lojës ishin 98të. Partizani me sa duket kishte harruar armatimin në shtëpi, pasi ndaj Laçit nuk kishte asnjë fishek me vete. Për 98 minuta, në asnjë rast të kuqtë nuk e dërguan topin në kuadratin portës laçiane, por edhe vendësit nuk e bënë një gjë të tillë me aksion të rrjedhshëm. Laçi mori fitoren e parë në kampionat për 2019ën, ndërsa Partizani nuk e njihte humbjen që nga transferta e Vlorës, ku më 23 nëntor 2018 u mundën 1-0. Kjo humbje e të kuqve, që vjen pas 8 javësh kampionat, e mban akoma të hapur luftën për titullin. Teuta është 7 pikë larg “demave”, ndërsa Kukësi i treti është -8. Në transfertë­n e Laçit u pa një Partizan pa ide, me motor të fikur, me lojtarë që bënin individual­istin, sikur po luanin kalçeto, jo si një ndeshje nga e cila mund të hidhnin një hap të madh drejt titullit. Ndeshja u karakteriz­ua nga dyluftimet e ashpra, kryesisht në mesfushë dhe nga shtrirjet e ekzagjerua­ra të vendësve, të cilët arritën të administro­jnë golin e minutës së 13-të.

PJESA E PARË- Në dallim nga java e fundit, të dy trajnerët e nisën me ndryshime në formacion. Trajneri Prenga humbi Fangajn dhe Jonuzin para ndeshjes, pasi ishin me grip. Në mungesë të Rexhepit të dëmtuar, trajneri Gega çuditi me formacioni­n, pasi Idrizaj ishte i përzgjedhu­r në mesfushë, ndërsa Lukas titullar në vend të Mensah. Taktika e të kuqve nuk funksionoi dhe Lukas mbeti në hije për 45 minuta. Takimi nisi i luftuar, ku nuk munguan ndërhyrjet e ashpra, kryesisht në mesfushë, ndërsa rrezikshmë­ria te portat respektive ishte e ulët. Në minutën e 11-të arbitrat akordojnë një penallti të dyshimtë, por kjo shfrytëzoh­et nga Shtubina që finalizon. Skuadra e trajnerit Prenga tregoi më shumë grintë dhe dëshirë për të luajtur dhe çelësi i suksesit të këtij takimi ishte bllokimi i

mesfushës së Partizanit nga treshja Eller-Lushkja-Çokaj. Niveli i lojës ishte i ulët, kjo pasi të kuqtë u treguan anemikë në sulm, ndërsa vendësit me agresivite­t dhe me pak stil në uljen e ritmit të lojës, duke u shtrirë në fushë arritën të neutralizo­nin të besuarit e trajnerit Gega.

PJESA E DYTË- Takimi rifillon me një zëvendësim, ku Lukas i lë vendin Dukës. Të kuqtë mundohen të rrisin presionin, por loja e Partizanit nuk kishte vizion me gabimet e lojtarëve të krahut. Asani e ekzagjeroi shumë në mbajtjen e topit dhe pasimet e gabuara bënë që rreziku në portën e Laçit të mbetej një mirazh. Në minutën e 57-të Ibrahimi i lë vendin Kotes dhe Idrizaj plotëson turin në fushë duke u kthyer si mbrojtës i djathtë. Sërish vijon agonia e të kuqve, që ndalen edhe nga plani mjeshtëror

i vendësve, që në disa raste u vjen në ndihmë edhe gjyqtari Kola, i cili ndalon lojën vend e pa vend. Në minutën e 69-të Gega luan kartën e fundit në sulm, Bardhi i lë vendin Hebajt, i cili ashtu si shokët e tjerë të ekipit mbeti spektator në fushë. Pas minutës së 70-të

trajneri Prenga largon dyshen sulmuese Xhixha-Berisha, pasi kishin harxhuar energji dhe në vend të tyre hyjnë Najdenov e Mane. Minutat e fundit folën për “demat”, pasi patën dy raste, me Dukën dhe Malën, por gjithçka mbyllet 10 për Laçin.

 ??  ?? Çast nga tensioni në fund të takimit. Gega dhe Hoxha përpiqen të shmangin konfrontim­in fizik të Telushit me pjesëtarë të stafit kurbinas
Çast nga tensioni në fund të takimit. Gega dhe Hoxha përpiqen të shmangin konfrontim­in fizik të Telushit me pjesëtarë të stafit kurbinas
 ??  ?? Moment tensioni. Trajneri Skënder Gega dhe zv/presidenti i Laçit, Kleo Laska, gjatë ndërhyrjes për të shuar sherrin
Moment tensioni. Trajneri Skënder Gega dhe zv/presidenti i Laçit, Kleo Laska, gjatë ndërhyrjes për të shuar sherrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania