Panorama Sport (Albania)

“Besonim te kthesa, ja ku preferoj të luaj”

-

Ndriçim Shtubina jo vetëm që është lojtar polivalent te Laçi, pasi ka bërë të gjitha rolet veç portierit, është edhe golashënue­si më i mirë i skuadrës kurbinase në këtë sezon. Goli që i shënoi dje Partizanit dhe që i dha fitoren badhezinjv­e është i shtati për shkodranin në 22 javë kampionat. Në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për “SuperSport” Shtubina pohoi se kishte besim te reagimi i skuadrës ndaj Partizanit dhe tani presin një tjetër paraqitje. Sipas shkodranit, nëse ekipi luan me atë grintë si ndaj Partizanit, Laçi do të kthehet te rezultatet dhe cilësia. Shtubina pohoi se është i gatshëm të luajë në çdo rol që e vendos trajneri, ndonëse ka edhe preferenca­t e tij.

E besonit se mund të bënit kthesën ndaj Partizanit?

E kishim besimin. Rezultatit nuk i dihet, por kisha besim se skuadra do reagonte. Nëse luajmë kështu, do fitojmë. Shpresojmë të kemi edhe këtë ritëm. Me këtë fitore, kthehet edhe cilësia.

Çfarë ju karikon, edhe pse ndaj Partizanit kishit edhe disa mungesa?

Unë e kam atë pjekuri, jam i gatshëm për ekipin në çdo moment. Trajneri vendos kush luan, kam qenë edhe në stol. Jam i gatshëm të luaj kur të më fusë trajneri, qoftë edhe 2 minuta.

Ku preferoni të luani në fushë?

E kam të vështirë të flas, sepse kam bërë shumë role, por krahu i djathtë dhe sulmuesi janë dy rolet që preferoj më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania