Panorama Sport (Albania)

Prenga: Ekipi nuk po bën lojë, fituam pa cilësi dhe pa arbitër

-

Laçi i trajnerit, Besnik Prenga, ka marrë fitoren e parë në kampionat për 2019-ën, por suksesi i djeshëm ka vlerë se u arrit ndaj kryesuesve të Superiores, Partizanit. Trajneri i skuadrës kurbinase u tregua i sinqertë në deklarimin e dhënë pas ndeshjes për “SuperSport”, pasi atë e ka kënaqur vetëm trepikëshi, pasi loja nuk jep garanci. Prenga e quajti një ndeshje pa cilësi, por loja e ashpër u shkoi përshtat kurbinasve. Sa i përket penalltisë së dyshimtë, trajneri i Laçit dha një përgjigje diplomatik­e. Fitore ndaj Partizanit. Çfarë i bëtë këto ditë skuadrës?

Dua t’i uroj lojtarët për fitoren dhe shpirtin që dhanë në fushë. Ishte një ndeshje pa cilësi, por e luftuar nga të dyja palët. Shumë përplasje, kjo lloj loje na u përshtat. Jam i kënaqur me luftën dhe fitoren, por jo me gjë tjetër.

Nxorët jashtë loje sulmin e Partizanit...

Nuk ishte objektivi të nxirrja jashtë loje sulmin e tyre. Unë dua të prodhojmë futboll, të kombinohem­i. Goli i shënuar në fillim na krijoi mundësi të vendosemi mirë në fushë dhe të fitojmë duelet, që na jepnin siguri për pjesën në vazhdim.

Lojtarët tuaj u dukën shumë të motivuar ndaj të kuqve, çfarë ndikoi?

Nëse ekipi ekziston vetëm nëpërmjet motivimit, ne nuk po punojmë fare. Do doja ta fitoja me lojë më të bukur, por luajtëm përballë një kundërshta­ri të mirë. Duke parë edhe kushtet, lojtarët e mi dhanë maksimumin. Dua lojë më të mirë, ajo na jep garanci për të fituar edhe ndeshjen tjetër. Nuk është se kemi diçka të sigurt për më vonë. Lojtarët po rriten, por duhet të kenë edhe cilësi. Kur mendoni se do jetë ekipi në formën e tij më të mirë? Mendoj që të jenë ditë për ditë më mirë. E mira është të punojmë dhe të shohim frytet e punës. Nuk e di a e kanë cilësinë e duhur për të luajtur para dhe për të bërë gola. Duhet të luftojmë shumë, pasi kur të ulim marshin do na dalë punë me të gjitha ekipet, jo vetëm me ato kryesuese.

Fituat me një penallti, që nuk ishte as faull. A ishte ndeshje me llogari, duke parë edhe rivalët dy ditë më parë?

Nuk marr vesh nga këto llogaritë. Kam ardhur të punoj. Kam shumë çuna të rinj në skuadër. Lojtarët ndonjëherë karikohen, ndonjëherë e bëj unë. Nuk jam marrë me arbitrimin. Një herë na japin ne, një herë na i marrin. Edhe në Durrës u fol për këto gjëra. Por, nuk e kam parë fare. Sot (dje), arbitri nuk është se po ndihmonte ndokënd.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania