Panorama Sport (Albania)

Telushi kërcënohet pas ndeshjes, plas sherri në fushën e Laçit

Pikante/ Presidentë­t kureshtarë për penalltinë, Shtubina shpërblehe­t

-

-Fundi i ndeshjes ka sjellë një situatë kaotike në fushën e lojës, pasi nuk kanë munguar kërcënimet dhe përplasjet. Pas ndeshjes, Bruno Telushi është kërcënuar me jetë, ku protagonis­të kanë qenë pjesëtarë të skuadrës vendëse, por edhe tifozë që kishin arritur të hyjnë në fushë. Në këtë kohë ka reaguar edhe lojtari i të kuqve, por fatmirësis­ht ndërhyrja ka qenë e shpejtë nga të dyja klubet dhe forca të sigurisë që situata të mos degjeneron­te. Madje në sherr është përfshirë edhe trajneri Skënder Gega, i cili i ka mbledhur lojtarët e tij dhe në fund kanë shkuar për të përshëndet­ur tifozët, si dhe për t’u kërkuar falje për humbjen. -Hera e parë që Laçi si klub organizato­r, pranon të rrisë përqindjen e lejuar të tifozërise mike në bazë të kapaciteti­t të stadiumit. Sektori i parashikua­r me 120 ndenjëse nuk mjaftoi dje, teksa pjesa tjetër u vendos në tribunën pas porte. Rreth 500 tifozë të Partizanit kanë qenë të pranishëm dje në Laç, ku spikatën edhe me koreografi­në e tyre. Mbi 1500 tifozë ishin të pranishëm në stadium. -Astrit Ziu dhe Perlat Musta ishin tifozët specialë të Partizanit, të cilët preferuan të akomodohen në tribunën qendrore duke u “shkrirë” me tifozërinë. -Trajneri Besnik Prenga, ndërsa skuadra po kryente fazën e nxehjes, ka diskutuar për disa minuta me stafin e tij të ngushtë. Në dukje ishin disa vendime të tyre lidhur me alternimet në fushë pas ekspozimit të formacioni­t kundërshta­r. Si një ish-lojtar i Partizanit, Prenga para ndeshjes ka biseduar edhe me trajnerin Gega si shokë të një ekipi.

-Në pushim të takimit, të dy presidentë­t e klubeve kanë nxituar të shohin në monitor momentin e penalltisë në favor të vendësve. Presidenti Demi e ka lënë stadiumin pa u mbyllur ndeshja. -Një biznesmen laçian, shpesh ka përdorur shpërblimi­n direkt për autorët e golave bardhezi. E bëri dhe dje, teksa ka “çarë rrethimin”, dhe i ka dhënë Shtubinës një “peshqesh’ simbolik.

-Në fund të pjesës së parë, Xhixha mori një të shtyrë në zonë. Pretendimi­t të lojtarit për penallti i janë përgjigjur vetë mbështetës­it bardhezi, teksa i thanë me humor: “Nuk jepen dy penallti në një ndeshje”.

-Trajneri Gega shpeshherë është ankuar gjatë ndeshjes te gjyqtari i katërt për vonesat e lojës. -Në minutën e 73-të ka një tentativë për përplasje mes dy tifozërive, ku nuk munguan sharjet dhe hedhja e sendeve. Por, me hyrjen në stadium të forcave të policisë, situata normalizoh­et. -Pas ndeshjes, trajneri Gega, ka hyrë në fushë për t’i thënë diçka trupës gjykuese. Sa duket, tekniku i kuq, ka pasur pretendime për rastin e penalltisë dhe për vonesat e lojës.

 ??  ?? Çast nga sherri i djeshëm në Laç, pas ndeshjes
Çast nga sherri i djeshëm në Laç, pas ndeshjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania