Panorama Sport (Albania)

Gega: Ndeshja “vdiq” pas penalltisë

“Më vjen keq për lojtarët, por nuk u luajt futboll. Kjo humbje nuk e godet skuadrën”

-

Trajneri Skënder Gega në pronon cimin që tha për “SuperSport” pas ndeshjes në Laç, pohoi se pas penalltisë së akorduar nga gjyqtari në fushë nuk pati më lojë dhe futbolli “vdiq” pas atij episodi. Gega ndonëse kërkoi të mos merret me arbitrat, indirekt preku edhe situatën e fazës së parë ku Partizanit iu mohua një penallti në Laç, ndërsa dje ata u ndëshkuan me një të dyshimtë. Sipas trajnerit pas penalltisë loja efektive u përgjysmua, por pranon realitetin shqiptar. Gega deklaroi se ndeshja me Laçin nuk do të vendoste asgjë për fatet e sezonit, cilido që të ishte rezultati, ndaj kërkon që Partizani të ringrihet ndaj Flamurtari­t.

Çfarë mendimi keni për ndeshjen dhe penalltinë e akorduar për Laçin?

Çfarë do ndryshonte opinioni im. E kam thënë ndeshjen e parë këtu që nuk merrem me gjykimin. Nuk e them fjalën e fundit në fillim, por më vjen keq. Sot (dje) penalltia vendosi shumë. Tani gjithçka ka mbaruar. Më vjen keq për çunat, pasi erdhën dhe gjetën një ambient që e patë vetë. Me atë penallti, nuk ka më futboll. Zëre se nuk ekziston kjo ndeshje. Do vazhdojmë me 8 pikë larg kundërshta­rëve. Jemi të parët, gjithsesi. Do shohim ndeshjen me cilësi. Nuk na interesojn­ë gjërat anësore, arbitri e të tjerat.

A e godet skuadrën kjo humbje, duke parë se kalendari bëhet më i vështirë?

Nuk besoj se kishte ndeshje më të vështirë se kjo. Do e shohim me kujdes ku ka gabuar secili prej nesh. U demoralizu­a ekipi? Ekipi nuk u demoralizu­a, por u bë e vështirë. Mund ta shikoni sa u luajt futboll. Kur nga 90 minuta, sfida shkurtohet dhe luhet gjysmë për gjysmë, nuk mbetet gjë tjetër. E shihni vetë sa luhet. Kemi edhe ne gabimet tona. Jam krenar dhe të jemi të kënaqur që kemi ardhur deri këtu. Sot nuk është koha për të bërë analizë teknike.

A luajti me llogari Partizani, duke parë Kukësin që humbi?

Jo, besoj se gjithë javës kemi punuar dhe kemi qenë me këmbë në tokë. Nuk ka lidhje me ndalesën e tyre. Edhe ne nuk jemi të pagabueshë­m, bëjmë gabime si çdo ekip. Por, niveli i vështirësi­së është i madh. Kemi gjuajtur disa herë, por jashtë kuadratit. Në kuadrat, vetëm një gjuajtje. E thashë, ishte takim i vështirë.

Nuk jeni të rrezikshëm në sulm dhe nga goditjet standarde...

Arsyeja pse nuk luajmë futboll është ajo që ju e patë. Loja jonë nuk bazohet në goditjet standarde. Ato janë elemente që duhen ekzekutuar mirë, por që të për fat të keq nuk i bëmë si duhet. Është diçka tjetër që nuk shkoi siç duhet. Kjo është Shqipëria, ky është futbolli. Shohim përpara, jemi profesioni­stë dhe jemi në gjendje të ringrihemi. E kam thënë se kjo ndeshje nuk vendos. Kemi ditë përpara që të përgatitem­i për takimin me Flamurtari­n.

A humbët një mundësi në Laç për të “vrarë” kampionati­n?

E thashë edhe para takimit në konferencë se kjo ndeshje nuk vendos kampionati­n, por as nuk e humb atë. Nuk mendoj se sot vritej kampionati. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Duhet të vlerësojmë çdo përballje. Janë edhe 14 javë për t’u luajtur. Mirë do ishte të fitonim, unë i pari, edhe tifozët. Por, ky është futbolli, ngec në ndonjë moment, por nuk mund të dorëzohemi. Kemi ardhur me meritë dhe puna jonë nuk mbaron këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania