Panorama Sport (Albania)

Gjyqtarët gabojnë te penalltia, Atandës i falet kartoni i kuq

-

Laçi-Partizani përfundoi në shifrat 1-0 dhe fati i ndeshjes u vendos nga një episod që erdhi nga gabimi i gjyqtarëve të ndeshjes. Takimi iu besua kësaj tresheje gjyqtarësh: K. Kola, R. Avdo, A. Shkreta. Nëse ka një ndeshje ku mund të thuhet se ndikoi gjykimi në rezultat, pikërisht është ajo e djeshmja mes Laçit dhe Partizanit. Asnjëra nga dy skuadrat nuk arriti që me aksion të rrjedhshëm të godisnin portat respektive. Kështu që gjuajtja e vetme në kuadrat në 98 minuta lojë u vendos nga penalltia e paqenë që akorduan gjyqtarët. MINUTA 11: Top i gjatë për Berishën, i cili në një duel shpejtësie me Atandën pa hyrë në zonë, pas kontaktit mes tyre, sulmuesi i Laçit rrëzohet në zonën e Partizanit. Gjyqtari Kola i sinjalizua­r nga anësori Avdo akordon penallti, e cila nuk ishte për disa arsye. Së pari, kontakti ishte trup më trup. Së dyti, edhe nëse do të merret i mirëqenë si faull, kontakti ndodhi jashtë zonës, ndonëse sulmuesi i Laçit u rrëzua në zonë. Gjyqtari Kola u justifikua se e dha penalltinë pas sinjalizim­it të anësorit. Vendim i gabuar. MINUTA 13: Shtubina gjuan nga pika e bardhë dhe shënon. Por edhe në këtë rast gjyqtari Kola gabon, pasi penalltia duhej përsëritur. Para se Shtubina të godiste topin nga pika e bardhë, katër lojtarë të Partizanit kishin hyrë në zonë. MINUTA 36: Gjyqtari akordon faull në favor të Laçit, por ka qenë vetë lojtari i Partizanit Jurgen Bardhi që i është betuar në Zot arbitrit se nuk ka bërë ndërhyrje të gabuar ndaj Eller. MINUTA 45: Asani brenda zonës së Laçit, i rrethuar nga shumë futbollist­ë rrëzohet në fushë dhe kërkon penallti me pretendimi­n se Mersinaj me lëvizjen e tij e ka penguar. Gjyqtari Kola vijon lojën. Rast i dyshimtë, por më shumë nuk ishte penallti. MINUTA 65: Goditje dënimi për të kuqtë. Asani gjuan, portieri Selmani del, por nuk e kontrollon topin që shkon te Telushi, por ai rrëzohet në fushë dhe pretendon për penallti, për një ndërhyrje të portierit. Gjyqtari sërish vijon lojën. Rast i dyshimtë. MINUTA 88: Gjuajtja e Dukës shpëtohet nga ndërhyrja e portierit, por për gjyqtarin Selmani nuk e ka prekur dhe jep fundore për Laçin. MINUTA 89: Atanda frenon në mënyrë të gabuar Shtubinën dhe gjyqtari Kola i kursen kartonin e verdhë mbrojtësit nigerian, që do të ishte i dyti. Pra, Atandës i falet kartoni i kuq. Gjithashtu, gjyqtari Kola ra në disa raste pre e strategjis­ë së vendësve, që shtriheshi­n në fushë pa kriter dhe ai ndërpriste ndeshjen për t’u ardhur në ndihmë. Ka pasur raste që vonesa ka shkuar në 2-3 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania