Panorama Sport (Albania)

Ahmataj: Na iku fitorja nga duart, duhej ta mbyllnim 0-2

-

Julian Ahmataj ka qenë i kënaqur në fund të takimit me Tiranën. Mori një pikë në kryeqytet dhe normalisht është jo pak. Për “SuperSport”, trajneri i Luftëtarit foli për ekipin e tij dhe mundësinë “e artë” që humbën gjirokastr­itët për të marrë tri pikët. Ja intervista me Julian Ahmatajn...

Pësuat në shtesë një gol. A mendoni se Luftëtari duhet të largohet i kënaqur me një pikë?

Duhet të pranojmë rezultatin e fushës. Tirana është ekip i mirë, ka kualitet. Dhe një kualitet i saj na ndëshkoi dhe bëri që të mos merrnim tri pikë. Futbolli i ka këto. Duhet t’i pranojmë.

Keqardhje për rastet e humbura, apo zëvendësim­in e munguar në shtesë?

E kemi ende në nivel të ulët finalizimi­n. E kemi bërë edhe në ndeshjet e tjera. Na duket e pabesueshm­e kur dalim para kundërshta­rit. Duhet të punojmë më shumë.

Skuadra nuk kishte besim se mund ta fitonte këtë ndeshje…

Po ta shikosh, ne kemi goditur në ato pika që mendonim se i kishte të dobëta, dhe ashtu doli. Me largimin e lojtarëve shënues, duhet punë që lojtarëve të tjerë t’i rritet besimi që të shënojnë para portës dhe të jenë të qetë.

Skuadra nuk po shprehet siç kërkoni ju?

Jo, unë mendoj se është mirë. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim, por jam i kënaqur me atë që kanë dhënë. Kemi dalë para portës, por duhet përmirësua­r finalizimi para portës.

Duhet të kënaqeni më shumë ju, apo Tirana për pikën?

Çdo skuadër që ndodhet në disavantaz­h, duhet të jetë e kënaqur nëse barazon dhe do bëhet shumë e lumtur nëse e kthen ndeshjen.

Çfarë u thatë lojtarëve pas ndeshjes?

I kam thënë se kanë bërë perfekt çdo gjë dhe u desh një goditje spektakola­re nga Kobina që të ndëshkohes­hin. Si në mbrojtje, ashtu edhe në fazën ofensive, duhet të ulim kokën dhe të punojmë.

Sa i kënaqur jeni me Dungën? Ndërrimet ju sollën ndonjë gjë pozitive?

Dunga është sulmuesi ynë kryesor. Ndihmon skuadrën në të dyja fazat e lojës, edhe pse nuk ka shënuar. Është ai pika e referimit, që tërheq skuadrën. Do t’i vijë edhe atij goli dhe do të kompletohe­t si lojtar. Këto ndeshje e ndihmojnë shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania