Panorama Sport (Albania)

Tifozët masakrojnë asistentin, shishe pa fund dhe ndërprerje

Shfryen edhe Mema, ja çfarë nuk u pa në TV gjatë ndeshjes

-

Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë ishte i pranishëm dje në stadium në krah të zëvendëspr­esidentit të Luftëtarit. Edhe dy presidentë­t qëndronin në shkallët e stadiumit.

Mbi 2000 tifozë ishin të stacionuar në shkallët e “Selman Stërmasit”. Mungonin “West Boys”, por këtë herë ishin të pranishëm “Fanatics”.

Eduard Rroca, Xhimi Krasniqi dhe Tefik Osmani nga lojtarët e Superiores ishin të pranishëm në stadium. Madje me ardhjen e Osmanit, i cili ishte fshehur me kapuç, nuk munguan as batutat: “Hajde Tefik, se qenka bërë Luftëtari si Barcelona”. Shkëndijat e tifozëve nisën që në fund të pjesës së parë me ndezjen e flakadanëv­e. Situata në pjesën e dytë bëhet akoma më e rëndë, sepse së pari, Hoxha, i cili ishte shtrirë në barelë, ndërsa nga tribuna A u lëshua një bidon me ujë që e kapi në bark mbrojtësin. Situata e tifozëve bëhet akoma më e vështirë, pasi në minutën e 76-të, anësori Astrit Mahmuti lë pozicionin e tij duke detyruar kryesorin Meta të ndalë lojën. Janë hedhur mbi 40 bidonë ndaj anësorit dhe duhet ndërhyrja e Ngosë për të qetësuar situatën, që gjithsesi vazhdoi e njëjtë deri në fund. Në momentin e golit të barazimit, dy-tre tifozë janë futur në fushën e lojës për të festuar me lojtarët. Forcat e sigurisë kanë bllokuar një pjesë të madhe të tifozëve që të mos kalojnë rrethimin e fushës.

Realdo Fili dhe tifozët e Tiranës kanë një përplasje gjatë zëvendësim­it. Ish-futbollist­i i Partizanit provokon nervat e tifozëve bardheblu me avashësinë e tij, teksa dilte nga fusha, ndërsa përkrahësi­t irritohen më shumë. Bidonë e sende hidhen te pankina e Luftëtarit, ndërsa në fund të ndeshjes dy tifozë hidhen drejt lojtarit, duke e ftuar për sherr jashtë stadiumit.

Në fillim të pjesës së dytë, Imami çmendet me shokët e skuadrës që nuk e ndihmojnë në qarkullimi­n e topit, duke iu hakërryer Ardian Memës që t’u flasë lojtarëve të tij.

Humor në stadium me njerëzit e barelës që hyjnë në fushë për të marrë Hoxhën të dëmtuar në kokë, por ngatërrohe­n dhe tentojnë të dalin nga fusha. Gjyqtari Meta thërret barelën, e cila në rrugë e sipër kthehet të ndihmojë lojtarin për ta nxjerrë nga fusha.

Në minutën e 56-të janë dy topa në fushë, Meta i cili e sheh topin e dytë larg aksionit, vazhdon lojën dhe kërkon nga një futbollist të heqë sferën e dytë në fushë.

Qëlloi sërish ters ndryshimi i pankinës për Tiranën, sepse ekipi u ul majtas dhe jo djathtas, siç bën zakonisht. Madje, menaxheri i skuadrës në fillim të ndeshjes ka bllokuar gjithë stafin që të ulet djathtas.

Në fund të takimit Ardian Mema ka qenë shumë i nevrikosur me kryesorin Kridens Meta. Si fillim sa nuk futet në fushë për një faull të padhënë në sekondat e fundit të lojës në adresë të Turtullit. Me mbarimin e lojës, ai dhe shumë lojtarë të Tiranës i janë hakërryer Metës, i cili nuk e ka vënë fare “ujin në zjarr”.

Gjatë zëvendësim­it të Unful Kobinës, gjyqtarit të katërt Laver Alla i bie tabela nga duart, por shpëton nga thyerja.

 ??  ?? Tifozët e Tiranës në ndeshjen e djeshme
Tifozët e Tiranës në ndeshjen e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania