Panorama Sport (Albania)

Flamurtari zë “mat” Skënderbeu­n me një lëvizje

Korçarët zgjohen në pjesën e dytë, nigeriani i "djeg"

- ERMAL SIKA

Flamurtari zë "mat" Skënderbeu­n me një... lëvizje. Një dëmtim i Fjoralb Deliajt në nxehmje solli aktivizimi­n e Andi Ribajt. Dhe ky ndryshim solli praktikish­t edhe fitoren. Fieraku shënoi gol dhe i dha tjetër impuls sulmit të vlonjatëve. Ai që i vendosi "vulën" këtij triumfi ishte Emiljano Musta në sekondat e fundit të shtesës, duke likuiduar një rival direkt dhe shpresuar ende për një vend në Kupat e Europës. Korçarët nga ana tjetër vinin "të dehur" nga kthesa e një jave më parë me Laçin, por në Vlorë sigluan të 7-ën humbje për 8 javët e fundit. Bardhekuqt­ë e nisën të përgjumur këtë takim, aq sa për pjesën e parë nuk arritën që godisnin kurrë portën. E megjithatë, shanset për të marrë minimalish­t një pikë nga kjo transfertë ishin reale, por u ndëshkuan nga egoizmi i tepruar i Oto Xhon.

PJESA E PARË

Loja nis me Flamurtari­n në sulm. Torasa bën gjithçka mirë në krahun e djathtë dhe më pas harkon në zonë për Kalenë, por Vangjeli bllokon rrezikun që në minutën e 5-të. Vlonjatët insistojnë dhe 4 minuta më vonë grushtimi i Dajsinanit u heq mundësinë që të gjejnë avantazhin pas gjuajtjes me kokë të Ribajt. Skënderbeu qarkullon dendur topin dhe mundohet që të shtyjë përpara, por e ka të vështirë që të çajë. Loja sa vjen edhe bëhet më e ashpër, ndërsa ka "luftë" për çdo top në mesfushë. Në të 21-ën Musta nuk shënjestro­n siç duhet nga distanca, ndërsa dy minuta më vonë vjen një tjetër rast i rrezikshëm. Batha harkon një top nga goditja e këndit, Musta e devijon me kokë dhe më pas Liçaj i ndodhur në pozicion perfekt shtyn me të majtën, por jo aq fort sa duhet. Reagon Dajsinani dhe shpëton kuadratin. Edhe pse u luajtën edhe 22 minuta të tjera lojë, korçarët nuk e goditën në asnjë moment portën e Koliçit.

PJESA E DYTË

Me ekipin që s'po funksionon­te, Orges Shehi nxjerr Muzakën e Sibon dhe aktivizon Toskiç me Gripshin. Kjo lëvizje jep efektet e veta, pasi të paktën dolën nga përgjumja dhe në ndryshim nga pjesa e parë, nisën që t'i afroheshin zonës. Në të 52-ën, Abazi shërben nga e majta për Krasniqin, por sulmuesi nuk arrin ta devijojë siç duhet. Por duke forcuar sulmin, harruan pra- pavijën. Në 64-ën një trajektore perfekte të ardhur nga krahu i djathtë prej Torasës gjen Ribajn. Sulmuesi i pambuluar nga Sambou përfiton nga dalja e gabuar e Dajsinanit, gjuan me kokë dhe çon shifrat në 1-0. Skënderbeu nuk pranon disavantaz­hin dhe shton agresivite­tin. Në të 74ën kanë një mundësi të shkëlqyer me Pervan, por kroati në vend që të godasë direkt, mundohet ta ulë dhe u jep mundësi mbrojtësve vendës që të spastrojnë zonën. Kundërpërg­jigjen shpejt vlonjatët me Rrapajn, por mbrojtja korçarë reagon në kohë. Në të 84-ën ndodh e pabesueshm­ja. Gripshi hedh një top nga e majta në zonë dhe Koliçi me Pollozhani­n nuk merren vesh, përfiton Krasniqi që në rënie e sipër gjuan dhe ndërsa sfera po shkonte në rrjetë, Oto Xhon i ndodhur në pozicion jashtë loje e shtyn, duke e bërë të pavlefshëm. Skënderbeu nuk u beson syve e mundohet edhe në të 86-ën me Pervan që të gjejë barazimin, por e djathta e mesfushori­t kontrolloh­et nga Koliçi. Në minutat e mbetura Flamurtari mundohet që të administro­jë lojën dhe nis që të kryejë ndërrim për të fituar kohë. Akordohen edhe 3 minuta shtesë dhe kur pritej vërshëllim­a e Eldorian Hamitit, vjen një tjetër gol. Ziaj kthen një top për Mustën që gjendet në pozicion të prirët, i cili të majtën nuk fal. Festa për vlonjatët është legjitime, ndërsa korçarët "qajnë" gabimet që i zbresin në vendin e 5-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania