Panorama Sport (Albania)

Takaj mungon në Vlorë, tifozi pëson infarkt pas golit

-

Sinan Idrizi e ndoqi ndeshjen nga tribunën qendrore. Sakaq, ka munguar presidenti i Skënderbeu­t, Ardian Takaj. Por vendin e tij e kishte kompensuar zv.presidenti Arlind Boshku. - Përqafime dhe batuta para ndeshjes dhe pas ndeshjes mes Ilir Dajës dhe Orges Shehit. - Një ndërhyrje e Taipit ndaj Torasës bën që këtij të fundit të mos i dalë inati. Edhe pse faulli u shkaktua në të 14-ën, argjentina­si i hakërrehet një minutë më vonë. - Deliaj e pëson pak minuta para se të nisë ndeshja. Dëmtohet në kavilje, ndërsa po kryente nxehmje dhe për pasojë përfundoi në tribunë. Kjo e papritur detyron trajnerin Ilir Daja të fusë Andi Ribajn në majën e sulmit. Sot do të shikohet gjendja e lojtarit, por nuk pritet të jetë shqetësues­e, pasi nuk ka pasur ënjtje dhe dhembje të mëdha. -Ardi Behari i dënuar me 2 ndeshje pezullim e ndjek nga tribuna ndeshjen. Ai ishte nën shoqërinë e drejtorit tjetër, Edmond Licajt, dhe anëtarëve të bordit. -Në minutën e 14-të, i riu Rrapaj duartrokit­et pas një veprimi të bukur në zonë dhe mbajtjes luftarake të topit. Tifozët nuk qëndruan pa reaguar: "Bravo! Duhen këta të rinj si Bregu". -Hera e parë që në Vlorë mungojnë "Ujqërit e Dëborës", sakaq dje u rikthye "Flota Kuqezi". Ultrasit vlonjatë kanë mbështetur ekipin gjatë gjithë 90 minutave. -Në minutën e 26-të, trajneri Daja i tërheq vëmendjen Veliut dhe Torasës. Ky i fundit nuk po e dëgjonte, duke e detyruar trajnerin të ngrinte zërin dhe ta thërriste disa herë. -Në minutën e 29-të, Krasniqi rrokullise­t dhe përfundon te pankina vlonjate. Ndërkaq, i vjen në ndihmë një pjesëtar i stafit mjekësor vendës, por lojtari ngrihet vetë. -Rreth 3500 tifozë ndoqën dje ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t. Duke pasur parasysh rivaliteti­n e kahershëm të kësaj ndeshjeje, ishte rritur edhe gatishmëri­a e policisë. Katër furgonë të Forcave Speciale ishin jashtë stadiumit, ndërsa për herë të parë për këtë sezon u panë forca të policisë edhe brenda. 6 polica të rendit me uniform ishin në tribunën qendrore, së bashku me dhjetëra forca të policisë bashkiake. -Panik në Vlorë. Pas golit të parë të Flamurtari­t, një tifoz rreth 60 vjeç në tribunën qendrore ndihet keq. Në pushim të ndeshjes ai i kërkoi një bidon me ujë zv.presidenti­t Kreshnik Çipi, por pa shfaqur probleme me shëndetin. Duket se nuk ka mundur dot që të menaxhojë emocionet dhe ka pësuar infarkt. Ndihma e parë i është dhënë nga stafi mjekësor i Flamurtari­t, më pas me autoambula­ncë u dërgua në spital, ku edhe ka marrë ndihmë më të specializu­ar. -Në minutën e 86-të, trajneri Daja në afërsi të pankinës së delegatit dhe vëzhguesit, ku iu ankohet për gjyqtarin. -Pas ndeshjes, pica për të gjithë te Skënderbeu. Ato u lejuan që të futeshin në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga dy javë më parë. Kujtojmë se kundër Kukësit, administra­tori Idrizi i ndaloi. Korçarët "shpëtuan" pasi Idrizi nuk kishte zbritur ende në hollin e stadiumit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania