Panorama Sport (Albania)

Shehi: Po rrahim veten, ta kryqëzoj Oto Xhonin për atë që bëri?!

Shfryn trajneri: Goli i parë, i evitueshëm

-

Orges Shehi ndien keqardhje për humbjen e pësuar në Vlorë. Trajneri i Skënderbeu­t thekson se gabimet në mbrojtje te goli i parë dhe egoizmi i Oto Xhon i ndëshkuan. Gjatë intervistë­s së dhënë për "SuperSport", ai evidenton se nuk mund ta kryqëzojë sulmuesin dhe thekson se kjo gjendje nuk ka të bëjë fare me pritjen e KAS-it. Sa i zhgënjyer jeni për këtë rezultat?

Të vjen keq të humbasësh këtë ndeshje. Na vunë në vështirësi 30 minutat e para, më pas loja ka qenë e balancuar. Marrim një gol nga një trajektore shumë e gjatë dhe nuk e kuptoj pse Oto Xhon e preku topin. Çfarë të bëj, ta kryqëzoj Oto Xhonin? Është kollaj t'i vesh një kryq të madh si Oto Xhonit apo lojtarëve që gabuan te goli i pësuar, po nuk kemi çfarë të bëjmë. Ndoshta Oto donte që të vendoste emrin e tij te goli dhe ia thashë pas ndeshjes. Goli i pësuar ishte komplet i evitueshëm. Por,

i pranon futbolli edhe këto. Zëvendësim­et në pjesën e dytë ishin si rrjedhojë e dëmtimeve apo...? Ndërrimet i bëra sepse nuk po funksionon­im nga një krah. Mendova të fus 2 forca të reja. Në minutat e fundit ndërruam edhe modul, në 4-4-11. Ishin ndërrime që i mendova dhe besoj se na shkoi mirë. Mos ndoshta po të ishte Vangjeli më i kujdesshëm mund të evitohej edhe goli i parë? Për golin dua të them që nuk ishte prej vendosjes së Kristit, por një moskoordin­im i Dajsinanit me Kabën. Mund ta kishim evituar me një largim me kokë të mbrojtjes apo një dalje në kohë të portierit. Më vjen keq, pasi shpëtuam 30 minutat e parë kur Flamurtari na vuri vërtet në vështirësi dhe morëm më pas. Pas golit reaguam, kishim raste si me Pervan, ashtu edhe me Oto Xhonin, për të cilin folëm. A po peshon përgjigjja e KAS-it që po ju mban pezull nga, mos po i shpërqendr­on lojtarët? Më vjen shumë keq që i humbim kështu ndeshjet, për episode që mund të ishim më të përqendrua­r. Nuk mendoj se KAS-i mund të ndikojë te rasti i Oto Xhon. Është 20n vjeç dhe nuk ka lidhje me KAS-in. Nuk duhet të tregohet egoist. Kaluam periudha të vështira, po rrahim veten. Nuk besoj se ndikon KAS-i as te diagonalja e golit të parë. Pra, nuk mendoj se ndikon te performanc­a e lojtarëve, kushtet janë shumë të mira. Çfarëdo lloj përgjigjej­e të vijë nga KASi nuk ndikon, ata e kanë karrierën e gjatë, duhet të jenë altruistë. Sa të vështirë e keni që të ndërtoni formacioni­n kur keni 7 të huaj në ekip? Kam vështirësi dhe duhet të improvizoj­në. Sot (dje) vendosa Ditën në qendër të mbrojtjes, për të mos plotësuar prapavijën vetëm me të huaj, kur ata më duhen përpara. Jemi të kushtëzuar edhe në ndërrime, nuk bëjmë dot ndërrime kokë për kokë. Çfarë ka ndodhur me Radasin?

Me Markon nuk po ndodh asgjë. Vendosa që të qëndronte në stol, pasi i besova Pëllumbit dhe Kabës, që ishin mirë edhe javën e fundit. Radas është krahu im i djathtë si në fushë dhe jashtë fushe. Ndeshjen tjetër mund ta fillojë nga fillimi, na kushtëzon shumë numri i të huajve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania