Panorama Sport (Albania)

"Na ndihmoi Zoti, u shpërblyem"

-

Artim Pollozhani e sheh këtë fitore si shpërblim për lojërat e mira në javët e fundit. Kapiteni thekson se klima në ekip është ndër më të mirat dhe çështja e rrogave nuk ndikon assesi kur bëhet fjalë për lojtarë profesioni­stë. "Mendoj se ishte një shpërblim kjo fitore. Kemi zhvilluar ndeshje mjaft të bukura, por nuk kemi pasur fat. Sot (dje) na ndihmoi edhe pak Zoti. E kemi merituar totalisht këtë fitore. E kemi dominuar Skënderbeu­n gjatë 90 minutave. Djemtë dhanë maksimumin, i përgëzoj. Ata që ishin në fushë dhanë më të mirën. Sa i përket golit të anuluar të Oto Xhon, më atë moment je i pafuqishëm. Edhe unë mund ta largoja atë top. E dëgjova zërin e Koliçit. Kur e pashë topin që u fut në portë, thashë hyri gol. Më pas na ndihmoi fati. Klima në grup është super. Djemtë punojnë ditë për ditë dhe japin maksimumin. Reflektimi i klimës është kjo ndeshja e sotme. Meritojnë një bravo të madhe. U jemi distancuar gjithmonë pyetjeve për pagesat. Për mendimin tim varet nga karakteri i futbollist­ëve. Çdo futbollist që është këtu ëndërron për diçka më të mirë. Derisa karakteri dhe grinta do ekzistojë, unë besoj se do jemi në rrugën e duhur. Janë larguar disa futbollist­ë, por them se këta lijtarë po bëjnë edhe ndeshje më të bukura. A janë problemi ata që u larguan? Jo, Jo. Bushiç edhe Alvesh dhe të gjithë ata që kanë ikur kanë qenë profesioni­stë, e kanë dashur këtë klub. Mbase është edhe ajo që iu jepet shansi dikujt dhe ata e dëshmojnë në fushë që mund të japin maksimumin", përfundoi 36-vjeçari për "SuperSport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania