Panorama Sport (Albania)

Ribaj dhe Musta: S’kemi mbaruar, kapim Europën

Fieraku: Më vjen keq për Deliajn, por më solli... fat

- ERMAL SIKA

Dëmtimi i Fjoralb Deliajt ka rezultuar me fat për Andi Ribajn dhe Flamurtari­n. Edhe pse u fut në formacion në sekondat e fundit, ai dëshmoi se ka cilësi dhe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit. Gjatë një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", 29-vjeçari shpreh keqardhjen për dëmtimin e shokut të ekipit, megjithatë thellë-thellë e pranon se për të ishte edhe fatsjellës. "Po, është e vërtetë. Me sa duket, dëmtimi i Deliajt ka qenë fat për mua. Nuk doja që të ndodhte me Deliajn ajo gjë, por futbolli i tillë është, m'u dha rastin dhe e shfrytëzov­a, bëra maksimumin dhe shënova", u shpreh fillimisht Ribaj. Më tej sulmuesi ndalet tek objektivat e klubit. Sipas tij, Flamurtari e ka vendin mes ekipeve më të mira. Fieraku premton maksimumin për kuqezinjtë. "Ne kemi një ekip për të luftuar për më sipër në klasifikim. Do të vazhdojmë me këtë ritëm që të shkojmë sa më lart. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh. Do të arrijmë objektivat dhe për këtë kam bindje të plotë. Vetë ndihem shumë mirë. Me kalimin e kohës dua që të shënoj sa më shumë me fanellën e Flamurtari­t. Jam këtu për të dhënë maksimumin sa herë që më kërkohet. Për të bërë më të mirën për këtë ekip me emër të madh dhe që të justifikoj edhe besimin e stafit dhe drejtuesve", tha Ribaj, ndërsa në fund nuk ngurron që të zbulojë edhe dedikimin për golin: "Ua dedikoj tifozëve, familjes sime dhe të fejuarës".

MUSTA - Jo me pak rëndësi ishte edhe goli i Emiljano Mustës. Atëherë kur nuk pritej, i vendosi "vulën" ndeshjes me atë goditje perfekte me të majtën. Mesfushori thekson për gazetën se fitorja ishte katërçipër­isht e merituar, ndërsa paralajmër­on se Flamurtari këtë vit do të zërë edhe një vend në Kupat e Europës. "Ishte një fitore shumë e merituar nga ana jonë. Pas lojërave të mira që kemi bërë, por edhe pas fitores me Tiranën, ne e merituam totalisht triumfin me atë që dhamë në fushën e lojës. Llogaritë bëhen nga renditja, por ekipi aty është. Të gjitha skuadrat siç shikojmë janë me 2-3 pikë larg, kështu që ne do të vazhdojmë deri në fund objektivat që ka vendosur klubi. Shpresojmë që t'ia arrijmë, por duke ecur me këmbë në tokë", u shpreh fillimisht ai. Duke premtuar maksimumin, Musta u jep edhe një përgjigje atyre që menduan se Flamurtari mori fund. "Flamurtari do të japë maksimumin deri në fund të kampionati­t dhe do të mundohemi të arrijmë të gjitha rezultatet që na kërkohen dhe do të jemi aty. Do të tregojmë atë që kemi bërë deri tani, ku kemi zhvilluar ndeshje mjaft të mira dhe dinjitoze. Flamurtari nuk është një emër i lehtë për t'u anashkalua­r siç po bëhet këto javët e fundit, ku thuhet 'Flamurtari ka mbaruar, e ka marrë fund'", theksoi Musta. Ashtu si Ribaj, 27-vjeçari e ka një dedikim për golin: "Ishte fitore mjaft e rëndësishm­e dhe që do të na ndihmojë shumë për të ardhmen. Goli ishte për të fejuarën time që po më ndiqte nga tribuna", përfundoi elbasanasi.

 ??  ?? Emiljano Musta
Emiljano Musta
 ??  ?? Andi Ribaj
Andi Ribaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania