Panorama Sport (Albania)

Ilir Daja "Nuk kisha strategji me Ribajn"

-

Ilir Daja u gëzohet pikëve dhe thekson se ajo është e gjitha meritë e lojtarëve. Gjatë deklaratës së dhënë për "SuperSport", tekniku u shpreh se me paraqitjen e bërë tashmë Ribaj ka fituar kredite. "Jam i kënaqur dhe mendoj se ndaj Skënderbeu­t, një ekip që mban ende kurorën e titullit, lojtarët vetëmotivo­hen. Kemi kërkuar të ruanim qetësinë për të mos prishur ekuilibrat. Fitorja është e gjitha e lojtarëve. Dëmtimi i Deliajt? E njëjta situatë më ka ndodhur në një ndeshje europiane me Skënderbeu­n. Deliaj doli në tribunë sepse u dëmtua gjatë nxehmjes dhe rregullorj­a nuk e lejon të rrijë në pankinë në rast se shënohet në protokoll. Çdo lojtar ka fushën e lojës për të treguar vlerat. Ribaj ka pasur një moment 'jo', por ka qenë pjesë e kontingjen­tit. Ka bërë mirë gjatë kësaj kohe, por sot (dje) me performanc­ën që bëri, ka fituar më shumë minuta seç ka pasur më parë. A ishte gol ndaj meje? Mendoj se lojtarët shënojnë për veten. Unë kam pasur një bisedë me kërkesën e Ribajt këtë javë. Kemi folur bardhë e zi me njëritjetr­in. Ja ku e ka fushën e lojës. Nëse bën të tilla performanc­a do i shtohen edhe minutat", u shpreh fillimisht 52-vjeçari, duke komentuar formën e sulmuesit që shënoi golin e parë. Edhe pse u duk që aktivizimi i Ribajt në moment në fundit ishte një lloj "revanshi" për Skënderbeu­n, që në fazën e parë deklaroi se kishte të dëmtuar dhe në moment të fundit i aktivizoi, trajneri thotë: "Për të qenë i sinqertë, nuk ka qenë strategji e jona, pasi Deliaj u dëmtua. Stafi vendosi të mos vazhdonte më. Futja e Ribajt ka qenë shans për ne, nuk është vetëm shënimi i golit, por mënyra sesi luajti ishte pozitive. Bëri gjithçka mirë në atë vend që ne e kishim menduar me Bathën. Ishte një zgjedhje e detyruar nga dëmtimi në nxehmje". Në fund ai deklaroi se edhe çështja e rrogave do të zgjidhet. "Shpresoj që në ditët në vazhdim gjërat do përmirësoh­en dhe kjo situatë do të zgjidhet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania