Panorama Sport (Albania)

Tr.i Kastriotit Devolli: Eliminuam një rival direkt

-

Pas kësaj fitoreje shumë të vështirë dhe të vlefshme në minutën e fundit të shtesës kundër Kamzës, trajneri i Kastriotit Bledar Devolli ka folur për mikrofonin e "SuperSport".

A është ky një revansh për largimin nga Kamza?

Jam i lumtur për fitoren, i dhamë një grusht rivalit direkt. Kemi bërë një pjesë të parë perfekte, ndërsa në pjesën e dytë u vumë pak në panik. Megjithatë, mund ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt. Jam dhe i keqardhur për Kamzën. Presidenti­n e Kamzës e kam mik të mirë, më vjen keq për të dhe e falënderoj për atë që ka bërë për mua.

Pse tërhiqeni në pjesën e dytë dhe ekipi bie, çfarë nuk shkon?

Është e drejtë, por ne nuk tërhiqemi. Humbëm shumë topa, nuk bëmë presingun siç duam, por kjo është dhe merita e kundërshta­rit. Gjithsesi, ne kishim mundësi të bënim golin më shpejt. Në fakt, na duhet që edhe të mësojmë si të vuajmë, kur ndodh që kundërshta­ri të na vërë në vështirësi.

Si ka mundësi që keni këtë konsiderat­ë për Kamzën edhe pse ju larguan padrejtësi­sht. Ku e gjeni motivin për këtë punë të mirë?

Këtë punë duhet ta bësh dhe me pasion, jo vetëm duke thënë lekë, lekë. Gjatë gjithë javës mundohem të bëj stërvitje të mirë, të ketë ritëm, harmoni dhe grintë. Ndeshja luhet për tifozët, nëse do të kishim stadiumin plot do të ishte më mirë. Në Elbasan do t'i luanim ndeshjet më mirë, pasi kemi cilësi dhe lojtarë me talent.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania