Panorama Sport (Albania)

“Diplomati” Vrapi: Ja pse Teuta është e pathyeshme

Zv.trajneri i durrsakëve: Fitore e madhe me Kukësin

- Erdhët nga disavantaz­hi për Anarildo Alia

Duhej të vinte një përmbysje përballë Kukësit për të rikthyer Teutën te fitorja pas katër javësh. Shumë emocione që nuk i përjetuan vetëm lojtarët në fushën e lojës, por edhe stafi teknik. Njëri prej tyre ishte dhe zv.trajneri i durrsakëve, Endri Vrapi, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” thekson se fitorja përballë verilindor­ëve ishte fitore karakteri dhe se kishin besim te Hidi që do ndalte Uillian.

Më në fund Teuta arrin të fitojë dhe për më tepër ndaj një kundërshta­ri direkt si Kukësi. Çfarë ndryshoi në këtë takim?

Natyrisht një fitore e rëndësishm­e që erdhi në një moment të duhur. Hymë me besimin dhe dëshirën e duhur për të fituar dhe në fund ia dolëm.

të përmbysur në pjesën e dytë. Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes, cili ishte motivimi kryesor dhe a e prisnit përmbysjen?

Të themi të drejtën gjithmonë ne si staf kishim besim që nuk do e humbnim dhe pse ishim në disavantaz­h minimal. Në pushim, në dhomat e zhveshjes normalisht trajneri foli me lojtarët dhe të gjithë besuam sërish. Djemtë treguan forcë karakteri dhe arritëm të përmbysnim rezultatin dhe jo vetëm, por edhe lojën duke dominuar kundërshta­rin.

Si e përjetoi stafi teknik momentin delikat në fund, penalltinë?

Në atë moment, duke parë dhe minutën e 94-t që ishte takimi, na u duk disi e çuditshme penalltia. Natyrisht që nuk ishte aspak një moment i mirë, apo i qetë, por të gjithë e kishim një shpresë duke ditur se në portë kemi një ekspert si Isli Hidi. Ndoshta dhe Zoti ishte me ne për ta mbajtur fitoren dhe tri pikët në Durrës.

Sa i rëndësishë­m ishte ky trepikësh?

Çdo trepikësh ka rëndësinë e tij dhe çdo ekip vlerësohet njësoj. Ky trepikësh, kjo fitore, mënyra se si erdhi është një shtysë për realizimin e objektivav­e, pjesëmarrj­en në Europë.

15 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në tabelë...

Ndihemi mirë të gjithë. Kemi krijuar një harmoni brenda grupit dhe trinomi “lojtar-stafpresid­encë” ka funksionua­r nga dita e parë dhe po funksionon në mënyrë perfekte.

Tani luhet përballë Luftëtarit në Gjirokastë­r. Një transfertë disi e hidhur, e cila luhet dhe pa Osmanin...

Mendoj dhe shpresoj se do kemi forcën e duhur për ta kaluar me sukses dhe ndeshjen e radhës.

Çfarë synon ekipi në këtë edicion ? Do ishte arritje vendi i dytë ?

Siç kemi folur gjithnjë skuadra ka objektiv Europën. Këtë gjë duam ta sigurojmë sa më parë. Kjo është më e rëndësishm­ja për ne dhe qëllimi ynë, më pas dhe vendi dytë është i merituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania