Panorama Sport (Albania)

Apolonia korri atë që mbolli, i jep lamtumirën Superiores

Fierakët përfundimi­sht në grupin e mbijetesës

- SKUADRA Bujar Rama

Nuk ka surpriza dhe gjithçka është vendosur edhe për Grupin B të Kategorisë së Parë, një javë përpara përfundimi­t të fazës së dytë. Verdiktet janë të pamëshirsh­me dhe të merituara për atë që kanë dhënë ekipet gjatë këtij sezoni. Flasim për Apoloninë, që është në vendin e duhur me atë që ka bërë gjatë këtij kampionati. Bëri bujë me përforcime serioze dhe e nisi fazën përgatitor­e në verë më herët se kushdo tjetër, më pas largoi në dimër thuajse të gjithë ata që erdhën në verë, pasi u dorëhoq trajneri Miho, që erdhi me premtime serioze. Apolonia nuk meritonte më shumë se kaq, pasi nuk i falet një skuadre që synon Superligën të humbasë në fushën e vet 3 ndeshje: me Egnatian në minutën e fundit shtesë me autogol, me Elbasanin që tri fitore ka në total gjithë kampionati­n dhe me Orikumin, skuadrën 6-vjeçare dhe debutuese në këtë kompeticio­n. Nuk diskutohet që fierakët e meritonin fitoren në Berat, sepse janë pamjet filmike që flasin qartë, paçka pretendime­ve të beratasve, por nuk meritonte kjo Apoloni që vetëm dy javët e fundit të kërkonte grupin e elitës, kur nuk mbahet mend qysh kur kjo skuadër ka qenë në 5 vendet e para të renditjes gjatë këtij kampionati, sa edhe vetë skuadra e ka harruar. E meritonin fierakët për atë që dhanë në këtë garë dhe mbase u bëhet mësim për të projektuar siç duhet sezonin e ardhshëm, qoftë dhe duke marrë shembull nga "lektori" i fundit, Orikumi.

- Pas fitores së djeshme të Lushnjës ndaj Besës, fierakët mbeten përfundimi­sht në 5-shen e dytë të kampionati­t dhe do u duhet të luftojnë për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Edhe pse e nisën kampionati­n me synimin e madh për të qenë pretendent­ë për ngjitjen në Superiore, skuadra nuk arriti që të rivalizont­e siç duhet duke kaluar krizë në shumë javë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania