Panorama Sport (Albania)

Akuzat për vjedhje, hesht klubi dhe Bashkia e Shkodrës

Asnjë përgjigje për deklaratat e ish-trajnerit Dedja

- HAJDARI DIFERENCA Admir Uruçi

Klubi i Futbollit Vllaznia nuk ka dashur të reagojë për deklaratat e ish-trajnerit shkodran, Hysen Dedja. Ky i fundit një ditë më parë, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, akuzoi se Vllaznia po vidhet nga drejtuesit prej 10 vitesh dhe se ata duhet të zhduken. Gazeta ka kërkuar reagime ditën e djeshme nga drejtues të klubit apo Bashkisë së Shkodrës që është pronare, por askush nuk ka dashur të prononcohe­t. Zëdhënësi i klubit, Gjergj Kola, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë reagim për deklaratat e Hysen Dedes. Mesfushori i Vllaznisë, golashënue­si i 5 golave në këtë sezon, Arsen Hajdari, është shprehuri kënaqur jo vetëm nga goli i shënuar duke u zhbllokuar pas disa javësh, por edhe për faktin që u arrit një rezultat tenistik në ditën e 100-vjetorit të klubit. Kuqeblutë fituan të shtunën në Pezë ndaj Vorës me rezultatin 6-1 duke thelluar diferencën me Erzenin në +10 pikë. “Natyrisht që jam i kënaqur me fitoren e arritur në atë përballje, pasi vinte si dhurata më e bukur për kremtimet e 100-vjetorit të klubit. Një fitore bindëse me shumë gola dhe për më tepër historike. Jam i kënaqur natyrisht që u ktheva te goli. Shpresoj që të arrij të bëjmë më të mirën edhe gjatë takimeve të mbetura”, u shpreh mesfushori në prononcimi­n e tij për gazetën “Panorama Sport”.

Për Hajdarin diferenca në pikë ndaj ndjekëseve është tepër domethënës­e për diferencat që ka Vllaznia me gjithë skuadrat e tjera. Kuqeblutë me disa gabime të vogla kanë bërë një sezon të mirë dhe vetë diferenca me 10 pikë me ndjekësit më të afërt ka rritur optimizmin në ekip se tashmë Superiorja është shumë afër. “Ne kemi një ekip shumë të mirë. Diferencat me ndjekësit tanë tregojnë se jemi të padiskutue­shëm për t’u rikthyer në Superiore. Kjo javë ishte tërësisht për ne. Jo vetëm që ne bëmë detyrën, por edhe humbja e Erzenit bëri të mundur që diferenca të shkonte në 10 pikë. Këtë diferencë e shikoj deri në fund të këtyre dy fazave. Ne do të kërkojmë që të bëjmë detyrën me Ilirinë dhe në fund të jetë një pikavarazh i kënaqshëm”, vijoi Hajdari. Rikthimi në Superiore tashmë duket çështje e kryer. Pavarësish­t se pikët përgjysmoh­en në fazën e tretë, ngjitja duket se nuk vihet në diskutim nga asnjë prej lojtarëve dhe stafit shkodran. “Pavarësish­t se pikët përgjysmoh­en pas fazës së dytë, sërish diferenca që kemi bën që të jemi të qetë. Nuk e vëmë në dyshim se ne do të jemi në Superiore. Kemi kaluar pjesën më të madhe të kampionati­t dhe në pjesën e dytë nuk do të kemi shqetësime që të shkojmë drejt suksesit”, përfundoi Arsen Hajdari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania