Panorama Sport (Albania)

Spaleti rigjen Naingolani­n dhe karakterin e Interit

Gabiadini tentoi befasinë, por zikaltrit s'lëshuan

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kreshta është ngritur në momentin ven dimtar: Razha Naingolan vendos rezultatin e Inter-Sampdoria, duke u rikthyer dominues, ndoshta për herë të parë prej zbarkimit në Milano. Duket sikur meditimi i pak kohëve më parë ("Jam 30 vjeç, duhet të ndryshoj") ka funksionua­r. Dhe ka larguar disi vëmendjen nga Mauro Ikardi, prezent në tribunë dhe i inkuadruar në ekranin e "San Siro"-s përkrah Vanda Narës. Mungesa e madhe e zikaltërve asistoi në fitoren 2-1 të skuadrës së Spaletit; ndërsa zëvendësue­si i tij Lautaro në këtë sfidë u vendos më shumë në shërbim të skuadrës sesa kërkoi vetë portën. Njëkohësis­ht u "rikthye" edhe Perisiç: me vrapime, driblime, goditje dhe asiste. Gjithçka duket se po gjen normalitet­in.

Një sfidë ku nga Interi pritej vazhdimësi­a e rezultatev­e pas fitoreve në Parma dhe në Vjenë kundër Rapidit në Ligën e Europës (me të njëjtat shifra: 1-0). Skuadra e Spaletit kërkon menjëherë avantazhin me dy raste njëra pas tjetrit të Perisiçit, Lautaros dhe Naingolani­t. Më flagranti ai i kroatit, i dihati, kur Audero arrin të shpëtojë veten duke bllokuar në hedhje sferën që po kalonte vijën fatale, pasi i kaloi mes këmbëve. Një drithërimë për Xhampaolon, përpara se Doveri të dërgojë skuadrat në dhomat e zhveshjes.

JA GOLAT - Interi rikthehet në fushë me revansh për të larguar rrezikun e miqve dhe frikën e një tjetër ndalese. Dhe përpjekjet e zikaltërve shpërblehe­n, megjithëse vetëm në të 73-ën: D'Ambrozio u rrëmben kohën mbrojtësve bardheblu dhe bën në momentin e duhur spondën në krosimin e radhës të Perisiçit. Goli u jep frymëmarrj­e interistëv­e, por miqtë barazojnë gjithçka pas vetëm dy minutash kur Gabiadini, i hyrë në fushë prej pak çastesh, shkon i pari te topi thuajse i "harruar" nga mbrojtësit zikaltër, të shpërqendr­uar në këtë situatë dhe me një diagonale nuk i lë shpëtim Handanoviç­it. Por, Spaletin këtë radhë mendon ta shpëtojë Naingolan, njëri nga "rebelët": një "silur" i belgut nga jashtë zone, që befason Auderon e pafaj, pasi kishte vizualen e bllokuar nga lojtarët e rreshtuar për të pritur goditjen e këndit. Dukej sikur skuadrat kishin lënë gjithçka për në minutat e fundit dhe "betejën finale" e fiton Interi: festa pas golit tregon se grupi zikaltër është kompakt; Spaleti që hyri në fushë ishte tregues i rëndësisë së këtij suksesi. Për shumë arsye, jo vetëm klasifikim­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania