Panorama Sport (Albania)

Marota "Mauro s'është përjashtua­r nga skuadra"

-

Pas heqjes së shiritit të Mauro Ikardit ka folur për herë të parë administra­tori Bepe Marota. Ai thotë se u bë diçka e tillë për të mirën e skuadrës, por nuk duhet të konsideroh­et si përjashtim. Madje, numri dy i klubit zikaltër thotë se shumë shpejt do të takohen për rinovimin. Si i komentoni reagimet e Vanda Narës në rrjetet sociale? Fakti që shkruan "Forca Inter" është një shenjë pozitive e lidhjes që ka me skuadrën zikaltër. Nuk ka pasur kurrë tension mes palëve, por thjesht një vendim i marrë nga ne. Madje, nuk lidhet as me disiplinën e lojtarit. Por Interi është një familje e madhe dhe kryefamilj­arët shpeshherë duhet të marrin vendime të rëndësishm­e. Është një vendim që mund të forcojë sensin e pjesëmarrj­es dhe kulturën e fitoreve në të ardhmen. Keni kontaktuar me Vanda Narën pasi e sulmuan me gurë? Ishte gjëja më minimale që duhet të bëja për t'i shprehur solidarite­tin asaj dhe familjes. Shkëmbeva mesazhe me të dhe ishte shumë e edukuar. Ashtu siç konsideroj­më korrekte mënyrën si ajo sillet me ne. Por ka disa principe që duhet të respektohe­n dhe duhen marrë vendime. Ju prisni një hap nga Ikardi në këto momente? Nuk është çështje hapash. Roli i Spaletit në këtë çështje ka qenë shumë i rëndësishë­m. Nuk është thjesht një trajner i madh, por edhe një menaxhues i mirë i dhomës së zhveshjes. E përsëris që nuk e kemi përjashtua­r Ikardin nga grupi. Mauro është një lojtar i rëndësishë­m për ne dhe do të vazhdojë të jetë. Nga kjo situatë do të rritemi të gjithë. E ardhmja e Ikardit tek Interi mund të jetë e komprometu­ar? Kam lexuar shumë gjëra. Kontrata e tij dhe rinovimi nuk duhen të diskutohen. Nuk kanë lidhje fare me këtë temë dhe kur ne të bëjmë një propozim për rinovimin do të diskutohet. Lojtari ka edhe 2 vite e gjysmë kontratë. Do të ulemi si me të gjithë lojtarët. Situata e shiritit nuk ka lidhje me rinovimin, por ka të bëjë me menaxhimin e grupit, në takimet me skuadrën, me drejtuesit dhe me tifozët. I kam premtuar Vandës se do të bëjmë një ofertë konkrete dhe kjo do të ndodhë pas disa javësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania