Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Ikardin e doja të ishte me ne, nuk është e lehtë të punosh kështu

Trajneri i zgjat sërish dorën ish-kapitenit zikaltër: Tifozët na ndihmuan

-

Fitorja 2-1 kundër Sampdorias, pas atyre kundër Parmës fundjavën e kaluar dhe Rapidit të Vjenës të enjten në Ligën e Europës, i ka dhënë pak frymëmarrj­e Interit, pavarësish­t se te zikaltrit mbizotëron çështja "Ikardi", me ish-kapitenin që ndoqi sfidën e djeshme nga shkallët e "San Siro"-s: "Jam i lumtur që ndodhej në impiant", ka komentuar Luçiano Spaleti. "Megjithëse do kisha dashur të ishte në dhomat e zhveshjes për të festuar në fund të ndeshjes, mendoj në çdo rast se është i lumtur për fitoren ashtu si të gjithë ne". Momenti është i ndërlikuar: "Nuk është e thjeshtë të punohet me gojët e liga, por tifozët na kanë dhënë një ndihmë të madhe", ka qenë "falënderim­i" i trajnerit zikaltër. Suksesi ndaj bardhekalt­ërve u arrit në fund të një "lufte", pasi në një sfidë ku pati gjithsesi jo pak raste nga të dyja palët ose e thënë ndryshe tri golat, ndodhën mes minutave 73 dhe 78: "Në pjesën e parë patëm frikë mos gabonim", komentoi Spaleti. "Dhe Sampi na vuri në vështirësi duke luajtur thuajse përmendësh: me cilësitë e tyre na krijuan jo pak probleme. Edhe për skuadrën nuk është një periudhë e lehtë, pasi diskutime të tilla krijojnë tension". Diskutime që i përkasin normalisht Mauro Ikardit dhe heqjes së shiritit të kapitenit nga krahu i argjentina­sit, prezent në stadium përkrah bashkëshor­tes-menaxhere Vanda Nara: "Veproi mirë, por mendoj se nga ky çast duhet të hedhë hapa të mëtejshëm: të bashkohet me grupin në dhomat e zhveshjes dhe të përjetojë emocionet e fanellës së Interit së bashku me shokët e skuadrës. Marota dhe Zhang, më pas, kanë përcjellë fjalën e klubit". Spaleti nuk mbaroi me deklaratën në zonën mikse, por u bashkua me gazetarët edhe në konferencë­n për shtyp ku bëri saktësimin e radhës: "Fjalët e Marotës kompletojn­ë humorin tim lidhur me këtë situatë. Jemi të gjithë në një 'varkë': i gjithë Interi. Frazat e Marotës na përfaqësoj­në".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania