Panorama Sport (Albania)

Naingolan: Shumë thashethem­e, por jemi të bashkuar

-

Interi ka më shumë se kurrë nevojë për të dhe Raxha Naingolan u bë vendimtar me golin e shënuar ndaj Sampdorias. I dha 3 pikë të arta në garën për një vend në Champions dhe kërkoi që Mauro Ikardi të rikthehet sa më shpejt në grup për të ndihmuar skuadrën. "Skuadrat që janë pas nesh janë duke dhënë maksimumin dhe Interi duhet të bëjë detyrën për t'u konfirmuar në Champions. Janë duke u thënë shumë gjëra dhe thashethem­e jashtë fushës së lojës, por ne duhet të kërkojmë të fitojmë dhe të jemi të qetë. Shpresoj që të zgjidhet gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të bashkuar dhe duam thjesht të fitojmë", tha fillimisht Raxha Naingolan. Autori i golit të fitores për zikaltrit foli edhe për çështjen "Ikardi". Ai kërkoi që sulmuesi të rikthehet sa më shpejt në grup dhe t'i ndihmojë për të arritur objektivat. "Unë mendoj se Ikardi është një nga ata lojtar që ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushën e lojës. Shpresoj dhe besoj që për atë dhe për ne të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. I ka treguar vlerat e tij dhe atë që di të bëjë më mirë. Kemi edhe Lautaron, i cili po na ndihmon dhe është rritur shumë. Por për të arritur në fund të sezonit kemi nevojë për të gjithë", vazhdoi më tej mesfushori belg. "Ninxha" analizoi edhe momentin personal. "Kam pasur disa probleme në fillimin e sezonit, por tani mendoj vetëm të jap më të mirën në fushë për vete dhe për skuadrën. Pikët janë më të rëndësishm­et dhe për këtë jam i lumtur", theksoi mesfushori. Naingolan u pyet edhe për objektivin "Europa Ligë" dhe tha se është diçka e bukur. "Në Europë ndeshjet janë të bukura dhe sfida gjithashtu sepse luhet me eliminim direkt. Ne do t'i luajmë të gjitha ndeshjet me besim dhe duke dhënë maksimumin, pastaj të shohim çfarë do të ndodhë", përfundoi heroi i zikaltërve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania