Panorama Sport (Albania)

Maldini: Nuk e kuptova Higuainin, ëndrra e Milanit mbetet Champions-i

Drejtori kuqezi analizon skuadrën dhe objektivat

-

Paolo Maldini është shumë i kënaqur me punën e bërë në merkato, e cila po bie më shumë në sy edhe për shkak të ecurisë së ekipit. Piontek dhe Paketa u kanë dhënë entuziazëm kuqezinjve të Gatuzos. Për këtë aspekt, por edhe të tjera të Milanit, drejtori për zhvillim i ka diskutuar në një deklaratë për median. ECURIA - “Duam të gjithë që të mbërrijmë sa më lart të mundemi. Kemi një skuadër të re, pavarësish­t se me lojtarë të rëndësishë­m. Rruga është ende e gjatë, megjithatë është e duhura. Djemtë e dëgjojnë trajnerin dhe qasja është pozitive. Nuk duhet të shpërqendr­ohemi”. TË IKURIT - “Të flasësh nga jashtë për Milanin si ambient futbollist­ik nuk është e lehtë. Me Higuainin patëm një marrëdhëni­e që nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë janë gjëra që ndodhin. Tani kemi një ambient të shëndetshë­m, ku të gjithë mund të rritemi. Sinqerisht nuk e kuptoj sesi një lojtar mund të mos rritet në këtë kontekst”. OBJEKTIVA - “Në klub të gjithë i njohim detyrat dhe pozicionet tona. Mes drejtuesis­h jemi të bashkuar dhe skuadra po mëson nga ne dhe anasjellta­s. Që nga fillimi i sezonit djemtë i kanë memorizuar rastet kur kanë shpërdorua­r shanse, madje edhe ato të sezoneve të tjera. Ekipi po formon përvojë dhe po lufton për Champions-in që ishte edhe objektivi ynë kryesor. Më shumë sesa detyrë ishte një ëndërr, të cilën duam ta bëjmë realitet”. FLAMUJT – “Funksioni i një drejtuesi është krejt i ndryshëm nga i atij të një lojtari. Historia e Milanit peshon mbi skuadrën sepse të luash në “San Siro” është e lehtë. Ai stadium mund të të shtyjë në nivele që një lojtar mbase nuk i ka imagjinuar kurrë. Kush i përjeton me qetësi këto situata mund të mbërrijë vërtet shumë lart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania