Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Milani nuk fitonte një ndeshje në Serinë A ndaj Atalantës që nga maji i 2015-ës. Edhe në atë rast kuqezinjtë fitonin në Bergamo 3-1 - Milani është skuadra që ka rikuperuar më shumë pikë gjatë sezonit aktual, pasi është gjendur në situatë disavantaz­hi. Plot 13 pikë për kuqezinjtë, për një rekord që e ndajnë me Juventusin. - Atalanta ka mundur të gjejë rrugën e golit në të gjitha 16 sfidat e fundit që ka luajtur. Ky është rekord për zikaltrit, të cilët serinë më të gjatë me gola e kishin realizuar në vitin 2007. - Tre golat e Milanit ndaj Atalantës erdhën me tri goditjet e vetme në kuadrat që kuqezinjtë realizuan në 90 minuta. - Goli i Çalhanoglu­së ishte i 50-ti i sezonit të “Djallit” në të gjitha kompeticio­net. - Përpara Kristof Piontek, lojtari i fundit i Milanit që kishte shënuar në tri ndeshjet e para si kuqezi ishte Mario Baloteli. Ishte shkurti i vitit 2013-të. - Goli i tretë i kuqezinjve në sfidën me Atalantën ishte i pari i Milanit nga goditje këndi për këtë sezon. Milani nuk shënonte në një mënyrë të tillë që prej marsit të vitit të kaluar, kur autori i një rrjete të ngjashme ishte Leonardo Bonuçi (ndaj Juventusit). - Kristof Piontek, me fanellën e Milanit, ka një mesatare prej një goli çdo 60 minuta në Serinë A. Në gjysmën e parë të sezonit, kur luante te Xhenoa, polaku shënonte një herë çdo 123 minuta. - Hakan Çalhanoglu shënoi ndaj Atalantës golin e tij të parë sezonal. Ai ia arriti qëllimit pas 60 tentativav­e në drejtim të portave rivale. Turkut i mungonte një gol me kuqezinjtë që nga prilli i vitit të kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania