Panorama Sport (Albania)

Atletiko-Juventus, Alegri ka një ide “të çmendur”

Mbrojtësi portugez mund të djegë Dibalën në formacion

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri nuk rresht së pro vuari, studiuari dhe në pritje të Atletikos së Madridit është gati që të nxjerrë “shpikjen” e radhës nga kapelja. Fundja, për trajnerin e Juves kjo nuk do të ishte hera e parë që eksperimen­ton diçka që mund të quhet e çmendur, por që gjithmonë, në fund, idetë i kanë dhënë të drejtë 51vjeçarit. Surprizat e livornezit ndër vite te torinezët kanë qenë ato të shndërruar­it një bomber me peshë si Manxukiçi në një sulmues krahu, Dibalën në një “libero” në të gjithë fushën, apo një sulmues anësor si Kuadrado në një mbrojtës krahu. Por duke mbetur te ky eksperimen­t i fundit, këtë herë në pritje të Atletikos, “Konti Maks” po mendon që një mbrojtës ta shndërrojë në një sulmues, konkretish­t Zhoao Kanselon, i cili ka shanse të luajë përkrah Ronaldos dhe Manxukiçit. Kjo ide e trajnerit ka lindur rastësisht gjatë një konference për shtyp me median, por ajo u provua me sukses në sfidën e përmbysur në kampionat kundër Lacios, ku pikërisht Kanselo ishte ai që zgjidhi sfidë me një gol dhe një penallti të fituar. Por nëse në atë rast ajo u testua gjatë lojës në vazhdim, në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, kjo mund të zbatohet që nga minuta e parë. Kanselo do të digjte nga roli i titullarit pikërisht Dibalën, sulmuesin që u zhbllokua me një gol fantastik në duelin kundër Frozinones, por në të njëjtën kohë kjo ide e trajnerit të Juves niset edhe më shumë nga fakti që De Shiljo po kalon një formë fantastike dhe në detyrat mbrojtëse ofron më shumë garanci sesa portugezi, por nga ana tjetër, Kanselo ofron më shumë shtysë në krosinë e djathtë drejt sulmit dhe shumë herë më shumë krosime të sakta drejt zonës sesa Dibala. Fakti që Atletiko ka treguar në këtë sezon se vuan shumë shpejtësin­ë dhe lojën nga krahët, pikërisht për këtë arsye Alegri po mendon që të provojë Kanselon si sulmues, ndonëse me atë dhe Manxukiçin do të ketë edhe më shumë mbulim kur Juventusi mund të kapet në kundërsulm. Për momentin plani është hedhur vetëm në letër, më saktë po provohet prej ditësh gjatë seancave stërvitore, por nëse kjo do të vihet në funksion në fushë, në “Vanda Metropolit­ana”, të mërkurën, mbetet për t’u vërtetuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania