Panorama Sport (Albania)

Përplasjet në Champions, CR7 ka fituar 4 nga 6

-

Emocionet për Atletiko–Juventus sa vijnë e shtohen, por në pritje që të dyja skuadrat të ndeshen të mërkurën në fushë, për duelin e vajtjes është koha për të studiuar bilancet dhe statistika­t e duelit. Në stadiumin “Vanda Metropolit­ano” të Madridit rreziku numër një për vendësit do të jetë Kristiano Ronaldo, i cili gjatë viteve në Spanjë ka qenë një makth i vërtetë për djemtë e Diego Simeones. * Ndeshjet që ai ka luajtur kundër Atletikos janë 31, në të cilat portugezi aktualisht te Juventusi ka shënuar 22 gola, të shpërndarë në kompeticio­ne dhe stadiume të ndryshme. Nga këta, CR7 i ka shënuar Atletikos 11 në “Santiago Bernabeu”, 10 në fushën e “kushërinjv­e” dhe një tjetër në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”, teatri i finales së Champions-it në vitin 2014, ku i mundën 4-1 “Colchonero­s”-at, në kohën shtesë. * Për 34-vjeçarin edhe bilanci është shumë pozitiv: 14 fitore kundër Atletikos, 9 barazime dhe 8 humbje. * Në 16 derbit e luajtur në kampionat, Ronaldo ka humbur vetëm 4 * Për Kristiano Ronaldon nuk do të jetë hera e parë që përballet në fazën finale të Ligës së Kampionëve me Atletikon e Madridit. Portugezi i ka pasur përballë në 6 raste, me një bilanc prej 4 fitoresh, 1 barazimi dhe një humbjeje. Prej katër fitoreve dy kanë ardhur në finale: në 2014-ën në Lisbonë, 4-1 në kohën shtesë dhe në vitin 2016 në “San Siro”, ku triumfoi në lotarinë e penalltive, pasi 120 minutat ishin mbyllur në barazim 1-1. Dhe madje, ishte Ronaldo ai që goditi saktë penalltinë e fundit që dhuroi trofeun. Përveç finaleve, Kristiano e ka mundur Atletikon dhe në gjysmëfina­len e edicionit 20162017; 3-0 në “Bernabeu” me tripletë të CR7 dhe në kthim pësoi një humbje pa dhimbje, 2-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania