Panorama Sport (Albania)

Morata pa nostalgji: Ne jemi Atletiko, Juvja na ka frikë

Ish-i i sfidës paralajmër­on klubin bardhezi

-

Alvaro Morata do të rigjejë Juventusin si kundërshta­r, të mërkurën në mbrëmje, skuadër me të cilën luajti dy vite në Serinë A (2014-2016), përpara se të bënte rikthimin te Reali e për të vazhduar më pas aventurën te Çelsi dhe në këtë janar tek Atletiko e Madridit. Ndonëse ajo me ngjyrat bardhezi mund quhet pa frikë si pjesa e rëndësishm­e e karrierës së tij (93 prezenca dhe 27 gola në të gjitha kompeticio­net), për 26-vjeçarin nuk do të ketë vend për emocione dhe nostalgji në pritje të ndeshjes së vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. “Rikthimi tek Atletiko ishte i kërkuar me forcë nga unë, sepse kjo është një skuadër ku jam rritur dhe jam i bindur se do të gjej vazhdimësi­në time. Jam ndierë menjëherë shumë mirë dhe fitorja e fundit në kampionat, ndaj Vajekanos ishte ajo që na duhej për të shkuar më të karikuar kundër Juventusit. Një takim me të kaluarën? Juventusi është pjesë e karrierës sime dhe ata janë një klub i madh. Gjithsesi, ne jemi Atletiko, Juventusi na respekton dhe madje na trembet, sepse ky ekip është i ndërtuar për të fituar gjithçka. Nuk do të ketë vend për emocione, duam thjesht që të fitojmë. Nëse do të kisha zgjedhur, do kisha menduar një Atletiko-Juventus në finale, pasi është realisht një finale e parakohshm­e, por kjo është jeta. Champions-i është një objektiv i yni, ashtu sikurse kampionati. Prandaj, ne do të luftojmë në fushë deri në sekondën e fundit. Juventusi do të gjejë një atmosferë të zjarrtë në stadiumin tonë dhe ne duam të vazhdojmë përpara, sepse ëndërrojmë që sivjet ta luajmë finalen e këtij kompeticio­ni në shtëpinë tonë”, u shpreh 26-vjeçari Morata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania